Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99898

Ndihmes Kuzhinier/e FIER

Fier , Shqipëri 04-04-2025 edhe 23 ditë

Fier

SPAR
kërkon të punësojë:

NDIHMES KUZHINIER/E FIER

  • Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Kuzhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
04-04-2025
Vendodhja:
Fier , Shqipëri

Përshkrimi

SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Grupi BALFIN
 është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Nd. Kuzhinier/e FIER
Departmenti: Departamenti Ushqimor
Vendodhja: Fier.

Përmbledhja e Pozicionit: Përgatit gatime të ndryshme duke respektuar praktikat më të mira të trajtimit të ushqimeve dhe ato higjieno-sanitare;
Kryen matje dhe peshime për përgatitjen dhe gatimin e ushqimeve, si dhe përgatit pjatat për servirje me estetikën dhe garniturën e duhur.


Detyrat

  • Përgatit produkte dhe artikuj ushqimor të ndryshëm sipas nevojave;
  • Kontrollon cilësinë e produktit para se të reklamohet në vitrinë;
  • Merr pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar produktet;
  • Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
  • Përgatit mjetet e nevojshme të punës në kuzhinë;
  • Planifikon ushqimet që do të gatuhen;
  • Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
  • Pastron produktet e planifikuara për gatim;
  • Parapërgatit elementët e nevojshëm për të gatuar ushqimet planifikuara;
  • Peshon produktet e planifikuara për gatim;
  • Bën zierjet dhe pjekjet sipas kërkesave teknike të gatimit të produkteve
  • ushqimeve apo kërkesave të klientit;
  • Organizon punën në kuzhinë;
  • Koordinon proceset e punës të ndihmësve në kuzhinë;
  • Përzierjen produktet e duhura gjatë gatimit;
  • Rregullon temperaturën e furrat, grillave dhe pajisje të tjera gatim;
  • Kryen përgatitjen e ushqimeve për shërbim, shitje etj;
  • Kryen paketimin e ushqimeve sipas porosive;
  • Bën ruajtjen e mish, peshk dhe produkte të tjera ushqimoren në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
  • Koordinon punën me koleget për shërbim në kohe dhe me cilësi të klientit;
  • Bashkëpunon me kolegët dhe eprorët, etj.

Kualifikimet

Kërkesat:
Edukimi: 
Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil.
Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
Kualifikime të tjera:

  • Të ketë njohuri mbi produktet e ndryshme ushqimore;
  • Të njohë dhe aplikojë recetat e ndryshme ushqimore;
  • Të zotërojë aftësi mbi procesin e shitjes së produkteve.

Aftesi të tjera:

  • Aftësi për te punuar në skuadër;
  • Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
  • Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
  • Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin, duke kontaktuar në whatsapp 0684099051 ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




SPAR

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.


INFORMACIONE KONTAKTI