Metodologjia
duapune.com mbështetet në Circle of Quality për të prodhuar vazhdimisht rezultatet e suksesshme të kërkimit. Ne operojmë në përputhje me kërkesat e ISO 9001: 2008 dhe IT Mark Appraisal Method.Ne ndjekim një proces kërkimi të strukturuar ekzekutiv për secilën përzgjedhje që realizojmë për klientët tanë.Ne kemi një gamë të gjerë mjetesh dhe teknikash për të bërë një vlerësim rigoroz të shënimeve të kandidatëve, njohurive dhe aftësive që janë më të rëndësishme për pozicionin. Disa nga mjetet tona të rekrutimit janë renditur më poshtë:
- Portali i punës - duapune.com
- Mjetet e mediave sociale
- Databaza e kërkimit ekzekutiv
- Agjentët e rekrutimit
- Mediat e shkruara (gazeta - bazuar në udhërrëfyesin e rënë dakord për shpalljen e pozicioneve publikohet në dy gazeta kryesore të përditshme)
Ekipi
Ekipi i Kërkimit Ekzekutiv në duapune.com vjen me përvoja të rëndësishme në menaxhimit e biznesit dhe ka njohuri në një shumëllojshmëri të gjerë të industrive (Bankë, Logjistikë, Shitje, Marketing, Burime Njerëzore, IT, Mikpritja, Inxhinieri, FMCG, Media, Prodhimi). Çdo rekrutues është trajnuar plotësisht me përvojën e gjerë të rekrutimit dhe posedon një rekord të provuar të sigurimit të cilësisë së lartë dhe kandidatëve të kualifikuar. Ne kemi një proces solid të rekrutimit dhe sisteme cilësore për të menaxhuar rekrutimin e çdo pozicioni dhe çdo kandidati me të cilin punojmë.Bazuar në profilin e synuar, rekrutuesit tanë kërkojnë dhe kontaktojnë kandidatët e mundshëm me aftësitë e dëshiruara dhe përvojën e mjaftueshme. Ne gjithmonë sigurohemi që të gjitha fazat e procesit të rekrutimit të kryhen me konfidencialitet të plotë për kandidatin dhe klientin.