LABORANT DENTAR
- Aftësi teknike në përdorimin e materialeve dentare
- Eksperiencë minimalisht 2 vite

Lloji i Punës: Kohë e Plotë
Afati i Aplikimit: 10.03.2025
Barleti Medical Group, në partneritet me Universitetin Barleti, sjell një risi në tregun mjekësor shqiptar, duke synuar një qasje të integruar multidisiplinare në sektorin e shëndetit dhe industrisë mjekësore. Ne përqafojmë avantazhet e transformimit dixhital dhe teknologjive të reja për të avancuar diagnostikimin, trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve.
Jemi në kërkim të një Laboranti Dentar të kualifikuar, që do të jetë përgjegjës për krijimin dhe përgatitjen e modeleve të sakta për punime protetike, duke përdorur materiale dhe teknika të ndryshme dentare
Diplomë në Laborator Dentar ose një fushë të ngjashme (Bachelor ose ekuivalent).
Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe përmbushjen e afateve
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë:
CV-në e tyre
Letër “Shprehje Interesi” për pozicionin
Dokumentet duhet të dërgohen në adresën: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 10.03.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Barleti Medical Group siguron përpunimin e të dhënave personale të aplikantëve në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe Udhëzimin Nr. 42, datë 22.07.2014. Të dhënat do të përdoren vetëm për procesin e rekrutimit dhe do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Bashkohu me ekipin tonë dhe bëhu pjesë e një rrjeti inovativ në industrinë mjekësore!
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
Grupi Mjekësor Barleti, i themeluar në vitin 2023, është një institucion shëndetësor i përkushtuar ndaj ofrimit të kujdesit të avancuar dhe të personalizuar për pacientët. Me një fokus të veçantë te cilësia dhe inovacioni, ne ofrojmë shërbime të integruara mjekësore, përfshirë diagnostikimin, trajtimin dhe kujdesin parësor e specializuar.
Shërbimet tona përfshijnë:
Tek Grupi Mjekësor Barleti, stafi ynë është në qendër të suksesit tonë. Ne kërkojmë profesionistë të përkushtuar për t’u bërë pjesë e një ekipi që promovon shëndetin dhe mirëqenien me standarde të larta etike dhe profesionale.