Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99264

Asistente Finance

Tirane, Shqipëri 15-03-2025 edhe 2 ditë

Tirane

ITE GROUP SH.P.K
kërkon të punësojë:

ASISTENTE FINANCE

  • Diplomuar ne Fakultetin Ekonomik, Dega Financë- Kontabilitet.
  • Të ketë të paktën eksperiencë fillestare në Financë.

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Asistent Finance
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
15-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

"ITE Group" paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe impiante fotovoltaike. "ITE Group" në rolin e shitjes me pakicë dhe distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips, Bosch, Huawei Vimar, Vortice, 3M, Pramac, Arnocanali, Prysmian Group, Femi CZ, Electrocanali, etj. Pjesë e rëndësishme e Shoqërisë "ITE Group" është reparti i Asamblimit të Paneleve Elektrike, i ngritur në vitin 2006. Në këtë repart realizohen panelet elektrik te shpërndarjes, të kondicionimit si dhe të automatizimit industrial. Kompania ka të drejtën e perfaqësimit si Panel Builder nga "Schneider Electric" deri në 4000 A.

Në kuadër të plotësimit të personelit "ITE Grup" është duke kërkuar të punësojë Asistent/e Finance me aftesi te mira organizative.


Detyrat

  • Mbajtja e të dhënave të sakta mbi transaksionet ditore.
  • Kontrollon faturat e shitjes dhe blerjes, rregjistron depozitat dhe pagesat bankare, regjistron faturat shitje-blerje, arka, banka etj.
  • Regjistron llogaritë e arkëtueshme dhe pagueshme.
  • Përditëson sistemet e brendshme me të dhënat financiare.
  • Ndjek dhe rakordon pagesat e furnitoreve/klientë/banka/arkë.
  • Arkivon dokumentacionin fizik mujor.
  • Cdo detyrë tjetër që i përshtatet pozicionit të punës.

Kualifikimet

  • Diplomuar ne Fakultetin Ekonomik, Dega Financë- Kontabilitet.
  • Të ketë të paktën eksperiencë fillestare në Financë.
  • Njohuri të mira të paketës MS Office (Excel është i domosdoshëm).
  • Njohuri mbi programin financiar Financa 5.
  • Të zotërojë mirë gjuhën Angleze.
  • Të ketë aftesi të mira komunikuese.
  • Të ketë aftësi të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave.
  • E aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
  • Etikë pune dhe përpikmeri.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV të detajuar deri në dt. 15/03/2025 pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore me email: [email protected] 

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.
Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.itegrup.al


ITE Group sh.p.k

“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Group” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, “Vortice”, “Arnocanali”, “Special Cavi Baldasari”, “Femi CZ”, “Electrocanali”, "Bosch" etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e “ITE Group”. Shoqëria “ITE Group” projekton dhe implementon me sukses objekte civile dhe industriale. Kjo realizohet në sajë të ngritjes dhe organizimit të strukturave përkatese, të përbëra me specialistë të kualifikuar dhe me eksperiencë. Shoqëria është licensuar nga Ministria Puneve Publike , Transportit dhe Telekomunikacioneve për zhvillimin e aktivitetit. “ITE Group” zotëron licencen për implementim NZ.4252/3 dhe licensën për projektim NZ.4252.1.


INFORMACIONE KONTAKTI