Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore

Tirane, Shqipëri 20-11-2026 edhe 27 ditë

Tirane

BURGER KING
kërkon të punësojë:

SPECIALIST/E I/E BURIMEVE NJERËZORE

  • Të ketë kryer studimet e larta.
  • Përvoja e mëparshme në Burime Njerëzore minimalisht 2 vite.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122166
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist i Burimeve Njerëzore
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
20-11-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Kompania BURGER KING kërkon të punësojë në pozicionin Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore (zëvendësim leje lindje).

Specialisti/ja i/e Burimeve Njerëzore është përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve, administrimin e dokumentacionit të punonjësve, mirëmbajtjen e databazave dhe dosjeve të personelit, si dhe për ndjekjen e procedurave administrative që lidhen me marrëdhëniet e punës në kompani.


Detyrat

  • Menaxhon procesin e plotë të rekrutimit, nga publikimi i njoftimeve të punës dhe kërkimi i kandidatëve deri në zhvillimin e intervistave, përzgjedhjen dhe onboarding-un e punonjësve të rinj.
  • Shqyrton CV-të dhe aplikimet, identifikon kandidatët potencialë përmes portaleve të punësimit dhe rrjeteve sociale, si dhe komunikon me ta për koordinimin e intervistave.
  • Administron dhe përditëson databazën e kandidatëve, formularët e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për procesin e punësimit.
  • Përgatit kontratat e punës dhe dokumentacionin përkatës për kandidatët e përzgjedhur, duke ndjekur procesin e firmosjes së tyre.
  • Përditëson dhe mirëmban databazën, librin, dosjet dhe regjistrat e punonjësve, duke pasqyruar punësimet e reja, largimet dhe informacionin përkatës mbi listëpagesat.
  • Administron dhe përditëson kartelat mjekësore dhe librezat shëndetësore të punonjësve, si në format elektronik ashtu edhe në atë fizik.
  • Siguron saktësinë, sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të personelit, duke garantuar konfidencialitetin e të dhënave personale.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori i drejtpërdrejtë, në përputhje me përgjegjësitë e pozicionit.

Kualifikimet

  • Të ketë kryer studimet e larta.
  • Përvoja e mëparshme në Burime Njerëzore minimalisht 2 vite.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.
  • Saktësi, vëmendje ndaj detajeve, aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
  • Përgjegjshmëri dhe ruajtje e konfidencialitetit të të dhënave të punonjësve.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit [email protected].

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale’’.

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


BURGER KING

BURGER KING® është themeluar në vitin 1954, dhe është zinxhiri i dytë më i madh i hamburgerëve në botë,njohur ndryshe dhe si HOME OF THE WHOPPER®, angazhimi ynë për përbërësit premium, recetat ekskluzive dhe ofrimi i ambienteve miqësore dhe familjare është ajo çka e ka bërë markën tonë të suksesshme për më shumë se 50 vjet. BURGER KING® operon me 18,838 restorante, në rreth 100 shtete të botës. Në Shqipëri operon që prej 1 qershorit të vitit 2019.