INXHINIER ZBATIMI
- Eksperiencë në zbatimin e projekteve të ndërtimit, preferohet në fasada ose struktura metalike
- Njohuri të mira të leximit të projekteve teknike dhe detajeve të fasadave
Përshkrim i përmbledhur i pozicionit – Inxhinier Zbatimi (Site Engineer)
Inxhinieri i Zbatimit në Aluflor America është përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve në kantier, duke siguruar që instalimi i fasadave të realizohet sipas projektit teknik, standardeve të cilësisë dhe afateve të përcaktuara. Ai/ajo koordinon ekipet e montimit, monitoron progresin e punimeve, identifikon dhe zgjidh problematika teknike, si dhe garanton respektimin e rregullave të sigurisë në punë dhe kërkesave teknike të projektit.
Pozicioni: Inxhinier Zbatimi (Site Engineer)
Kompania: Aluflor America
Departamenti: Teknik / Operacional
Vendndodhja: Në terren (site)
Ne ofrojmë:
Ky pozicion kërkon prezencë të vazhdueshme në kantier dhe angazhim të drejtpërdrejtë në menaxhimin e proceseve të zbatimit.
Personat e interesuar mund te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e E-mail-it: [email protected]
ose te kontaktojne ne Nr e Tel: 067 404 1209
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneThemeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë.
Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.