Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Elektricist ne mirembajte objekti rezidencial

Tirane, Shqipëri 30-10-2026 edhe 8 ditë

Tirane

BOLV-OIL SH.A
kërkon të punësojë:

ELEKTRICIST NE MIREMBAJTE OBJEKTI REZIDENCIAL

  • Te kete te pakten 5 vite experience ne kete pozicion
  • Te kete arsim profesional ose kualifikim në fushën elektrike.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122038
Kategoria e Punës / Profesioni:
Elektriçist
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
30-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

BOLV Group, është themeluar në vitin 1992 dhe është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme ne Shqiperi. Aktivitetet e BOLV Group përfshijnë ndertimin, zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë te karburanteve, hoteleri, prodhim te produkteve inovative në industrinë e ndërtimit.

Nëse doni të punoni në nje ambient pune që ofron mundesi për rritje profesionale dhe kushte pune në standarte të larta, atëherë BOLV Group është vendi i duhur për ju. BOLV Group ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, mundësi të barabarta punësimi, paketë kompensimi tërheqëse dhe mundësinë për të zhvilluar talentin tuaj.

Ne jemi duke zgjeruar ekipin tonë dhe po kerkojmë Elektriçist per mirembajtjen e Rezidences FOLE.

Elektricisti i mirëmbajtjes së godinave te Rezidences është përgjegjës për kontrollin, mirëmbajtjen parandaluese dhe riparimin e instalimeve elektrike, pajisjeve dhe sistemeve elektrike të Residences, me qëllim garantimin e funksionimit të vazhdueshëm, sigurisë së ambienteve. Ai mban përgjegjësi për kryerjen e saktë të punimeve elektrike brenda kompetencave të tij, respektimin e procedurave të sigurisë, raportimin në kohë të defekteve dhe ruajtjen e funksionalitetit të instalimeve dhe pajisjeve elektrike.


Detyrat

  • Mirëmbajtja e instalimeve elektrike: Kontrollon dhe mirëmban instalimet elektrike në dhomat e rezidences, korridore, recepsion, ambiente të përbashkëta, kuzhinë, lavanderi, zyra dhe ambiente teknike.
  • Riparimi i defekteve elektrike: Identifikon dhe riparon defektet në ndriçim, priza, çelësa, automatë, lidhje elektrike dhe pajisje të tjera, brenda kompetencave profesionale.
  • Kontrolli i ndriçimit: Siguron funksionimin e ndriçimit të brendshëm dhe të jashtëm, ndriçimit dekorativ, ndriçimit të emergjencës dhe sinjalistikës së ndriçuar.
  • Mirëmbajtja e paneleve elektrike: Kontrollon gjendjen e paneleve elektrike, qarqeve, automatëve mbrojtës dhe elementeve të tjera të shpërndarjes së energjisë, sipas procedurave teknike.
  • Mirëmbajtja e pajisjeve të Residences: Kontrollon furnizimin elektrik të pajisjeve të lavanderisë, kuzhinës, pompave, pajisjeve të ambienteve të përbashkëta dhe pajisjeve të tjera teknike.
  • Kontrolli i sistemeve të kondicionimit: Kontrollon furnizimin elektrik dhe elementet elektrike të pajisjeve të kondicionimit, ventilimit dhe ngrohjes, në bashkëpunim me teknikun përkatës kur kërkohet ndërhyrje e specializuar.
  • Mirëmbajtja parandaluese: Kryen kontrolle periodike sipas një plani mirëmbajtjeje, me qëllim parandalimin e defekteve dhe minimizimin e ndërprerjeve të shërbimit.
  • Ndërhyrjet në dhomat e klientëve: Trajton kërkesat për defekte elektrike në dhoma, në koordinim me recepsionin dhe sektorin e pastrimit, duke respektuar privatësinë e klientëve dhe procedurat e aksesit në dhomat.
  • Sistemet e emergjencës: Kontrollon funksionimin e ndriçimit të emergjencës dhe furnizimit rezervë me energji, kur këto sisteme janë pjesë e përgjegjësive të pozicionit.
  • Raportimi i defekteve: Regjistron ndërhyrjet e kryera, defektet e konstatuara, materialet e përdorura dhe nevojat për riparime ose zëvendësime.
  • Menaxhimi i materialeve: Njofton përgjegjësin për nevojat për materiale, pjesë këmbimi dhe mjete pune, duke përdorur me kujdes pajisjet e vëna në dispozicion.
  • Bashkëpunimi me ekipin teknik: Koordinon punën me përgjegjësin e mirëmbajtjes, hidraulikun, teknikun e kondicionimit dhe specialistët e jashtëm.
  • Kujdesi për ambientet: Siguron që pas çdo ndërhyrjeje vendi i punës të lihet i pastër, i rregullt dhe i sigurt për klientët dhe punonjësit.

Kualifikimet

  • Te kete te pakten 5 vite experience ne kete pozicion
  • Te kete arsim profesional ose kualifikim në fushën elektrike.
  • Përvojë në mirëmbajtjen e instalimeve elektrike, mundësisht në Residence, ndërtesa rezidenciale ose struktura akomoduese.
  • Njohuri për instalimet elektrike, ndriçimin, panelet elektrike dhe pajisjet teknike.
  • Aftësi për diagnostikimin e defekteve dhe organizimin e ndërhyrjeve parandaluese.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me departamentet e tjera të Residenceit.
  • Disponueshmëri për ndërhyrje urgjente sipas grafikut të punës dhe organizimit të shërbimit.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe dokumentet mbështetëse në adresën: [email protected] duke specifikuar në subjektin e emailit "Elektricist", ose ne website: www.BolvGroup.com


Aplikimet do të pranohen deri në datën: 30 Tetor 2026

Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.

Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur të dhënat personale të përfshira në aplikimin tuaj për qëllime rekrutimi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr. 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.bolv.al


Bolv-Oil sh.a

Bolv-Oil është një shoqëri lider në tregëtimin me shumicë të Lëndeve djegëse (Gazoil 10ppm, Benzine pa plumb, Solar, Mazut, Lende djegese per kaldaja). Bolv-oil ka të shpërndarë në të gjithë territorin e Rep. së Shqipërisë 35 pika karburanti (tregëtim me pakice I naftës, benzinës dhe gazit), duke u dhënë mundësi klientëve tonë për furnizin në cdo kohë dhe në cdo vend. Cilësia e produktit që ofrojmë, korrektësia dhe shërbimi janë pikat më të forta të kompanisë Bolv-oil.


INFORMACIONE KONTAKTI