Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Drejtues Kantieri/Orikum

Orikum, Shqipëri 17-11-2026 edhe 27 ditë

Orikum

KALAJA TALENT CONSULTING
kërkon të punësojë:

DREJTUES KANTIERI/ORIKUM

  • Të paktën 8–10 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit, me eksperiencë të konsiderueshme në drejtimin e kantierit ose menaxhimin e projekteve të mëdha.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
122019
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Ndërtimi
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
8 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
17-11-2026
Vendodhja:
Orikum, Shqipëri

Përshkrimi

Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Drejtues Kantieri/Orikum.


Detyrat

  • Drejtimi dhe organizimi i të gjitha aktiviteteve të ndërtimit në kantier, duke siguruar zbatimin e projektit sipas afateve dhe standardeve të përcaktuara.
  • Hartimi dhe monitorimi i programit të punimeve, identifikimi i vonesave dhe marrja e masave korrigjuese për respektimin e grafikut të projektit.
  • Koordinimi i ekipeve teknike, inxhinierëve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve, duke garantuar vijueshmërinë dhe efikasitetin e punimeve.
  • Mbikëqyrja e cilësisë së punimeve dhe verifikimi i përputhshmërisë me projektin teknik, vizatimet e miratuara dhe specifikimet kontraktore.
  • Kontrolli i zbatimit të rregullave të shëndetit, sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
  • Monitorimi i kostove, burimeve njerëzore, materialeve dhe makinerive, me qëllim optimizimin e shpenzimeve dhe përdorimin efikas të burimeve.
  • Mbikëqyrja e përgatitjes dhe verifikimit të librezave të masave, situacioneve të punimeve dhe dokumentacionit teknik e financiar përkatës.
  • Kontrolli i sasive të realizuara dhe verifikimi i dokumentacionit të nënkontraktorëve përpara miratimit të situacioneve dhe procedimit me pagesat.
  • Shqyrtimi dhe miratimi teknik i dokumentacionit të nënkontraktorëve, përfshirë vizatimet e punës, metodologjitë e zbatimit dhe dokumentacionin e materialeve.
  • Koordinimi me investitorin, mbikëqyrësin e punimeve, projektuesit dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë e punimeve, problematikat, kostot dhe risqet e projektit.
  • Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin shqiptar, lejet e ndërtimit dhe kërkesat kontraktore.
  • Drejtimi dhe zhvillimi i ekipit të kantierit, duke përcaktuar përgjegjësi të qarta dhe duke ndjekur performancën e tij.
  • Ndjekja e fazave të përfundimit, kolaudimit dhe dorëzimit teknik të projektit.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi; kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh.
  • Të paktën 8–10 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit, me eksperiencë të konsiderueshme në drejtimin e kantierit ose menaxhimin e projekteve të mëdha.
  • Eksperiencë e provuar në organizimin dhe koordinimin e punimeve të ndërtimit, ekipeve teknike dhe nënkontraktorëve.
  • Njohuri të mira të metodologjive të ndërtimit, planifikimit të punimeve, kontrollit të kostove dhe menaxhimit të burimeve.
  • Njohuri mbi kontratat e ndërtimit, preventivat, situacionet, librezat e masave dhe procedurat e verifikimit të punimeve.
  • Njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e ndërtimit, standardeve të cilësisë dhe sigurisë në punë.
  • Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet teknike, vizatimet dhe specifikimet e zbatimit.
  • Njohuri të mira të MS Office dhe programeve të planifikimit të punimeve, si MS Project ose Primavera P6.
  • Aftësi të forta drejtuese, organizative, analitike dhe vendimmarrëse.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi të situatave komplekse në kantier.
  • Përgjegjshmëri, orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e projektit.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: [email protected] ose ne numrin e telefonit 0696019695.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
https://www.ktc.al/


Kalaja Talent Consulting

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting  siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.

Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla  dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne  ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata  më mirë me nevojat e organizatës.

Misioni ynë  është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre  duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar  integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.


INFORMACIONE KONTAKTI