OFICER KREDIE PEQIN
- Të kenë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik;
- Preferohet të kenë eksperiencë pune në sektorë të ngjashëm ;
- Preferohet të kenë licencë për drejtim automjeti;
Fondi BESA sh.a Institucion për Kreditimin e Bizneseve, shpall konkurrimin për vënd të lirë pune në pozicionin Oficer Kredie Peqin .
Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
1. Kërkesë për punësim
2. Curriculum Vita
Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 13 Nentor 2026 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë: [email protected]
Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtare në internet: www.fondibesa.com.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneFondi Besa sh.a është institucion financiar jo banke dhe aktiviteti i tij përfshin:
-Kredidhënie për bizneset e vogla dhe të mesme;
-Shërbim pagesash dhe arkëtimesh;
-Ndërmjetësim për transaksionet monetare (duke përfshirë dhe valutat);
-Ofrimin e garancive bankare;
-Shërben si agjent ose këshilltar financiar.
Misioni
Misioni i Fondit BESA sh.a është të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë së vendit në zonat Urbane dhe gjysmë - Urbane duke nxitur sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri nëpërmjet krijimit të një fondi Shqiptar mikrofinanciar privat që realizon vetë-mbajtjen e tij.
Klientet e Fondit BESA sh.a përbëhen nga njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, përfshi të papunët dhe bizneset fillestare. Fondi BESA sh.a do të ofrojë gjithashtu asistencë teknike për sipërmarrësit përfshi kualifikimin dhe studimet.
Mbi bazë të të dhënave të grumbulluara nga "MIX-Market" si dhe analizat e kryera nga kompanitë e njohura në rating si "Micro-Credit Ratings International Ltd" dhe "MicroRate", revista "Forbes" ka publikuar listën e këtyre institucioneve. Vlerësimi është bërë duke u bazuar në disa tregues kryesore si portofoli i kredisë, shpenzimet, cilësia e portofolit etj. Sipas këtij vlerësimi Fondi Besa renditet ndër 50 Institucionet mikrofinanciare më të mira në botë.