Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Asistente Ekzekutive

Tirane, Shqipëri 27-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

NEPTUN SHPK
kërkon të punësojë:

ASISTENTE EKZEKUTIVE

  • Diplomë Bachelor (MBA e preferuar).
  • Minimumi 2 vite eksperience ne pozicione te ngjashme.
  • Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar).

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121265
Kategoria e Punës / Profesioni:
Asistent Ekzekutiv
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
27-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Neptun shpk është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).

BALFIN Grup është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.

Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Asistente Ekzekutive

Vendodhja: Tiranë


Asistente e Drejtorit Ekzekutiv-s do të trajtojë një gamë të gjerë detyrash të lidhura me mbështetjen administrative dhe ekzekutive dhe do të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur me pak ose aspak mbikëqyrje.


Detyrat

  • Koordinon dhe menaxhon axhendën e Drejtorit Ekzekutiv, si dhe detyrat administrative të zyrës përkatëse.
  • Mban marrëdhënie korrekte dhe profesionale me ekipin menaxherial dhe palët e tjera të brendshme apo të jashtme.
  • Programon dhe organizon aktivitete, takime, konferenca, komitete dhe projekte të veçanta, duke administruar axhendën ditore të Drejtorit Ekzekutiv.
  • Harton dhe përgatit raporte, korrespondencë, memorandume, formularë, agjenda, prezantime dhe procesverbale të mbledhjeve; verifikon dokumentet për saktësi, plotësi dhe përputhshmëri me formatet e vendosura.
  • Mirëmban dokumentacionin e zyrës së Drejtorit Ekzekutiv në formë elektronike dhe fizike, duke garantuar konfidencialitetin dhe përdorimin e informacionit vetëm me autorizimin përkatës.
  • Administron korrespondencën hyrëse dhe dalëse të Drejtorit Ekzekutiv, duke përfshirë regjistrimin, shpërndarjen dhe evidentimin e të dhënave përkatëse në databazë.
  • Përgatit dhe përpunon raporte apo të dhëna të ndryshme statistikore në mbështetje të Drejtorit Ekzekutiv.
  • Siguron komunikimin dhe koordinimin ndërmjet Drejtorit Ekzekutiv dhe kontakteve të tjera, për të garantuar rrjedhë të rregullt të informacionit edhe në mungesë të tij.
  • Organizon udhëtimet e punës dhe vizitat zyrtare të Drejtorit Ekzekutiv dhe të vizitorëve, duke përfshirë aranzhimet e udhëtimit dhe akomodimit.
  • Administron protokollin e takimeve të Drejtorit Ekzekutiv brenda dhe jashtë ambienteve të kompanisë.
  • Ndjek dhe përcjell direktivat e Drejtorit Ekzekutiv tek menaxherët dhe funksionet përkatëse.
  • Monitoron median e shkruar dhe elektronike dhe informon Drejtorin Ekzekutiv për çështje me rëndësi të veçantë (politike, ekonomike apo të konkurrencës) që mund të ndikojnë në biznesin e kompanisë.
  • Mbikëqyr zbatimin e udhëzimeve administrative në lidhje me funksionimin dhe kushtet fizike të Back Office, duke rekomanduar përmirësime kur është e nevojshme.
  • Administron inventarin dhe furnizimet e zyrës, duke parashikuar nevojat dhe duke koordinuar porositë përkatëse.
  • Siguron funksionimin e pajisjeve të zyrës dhe koordinon mirëmbajtjen apo zgjidhjen e problemeve teknike kur është e nevojshme.
  • Ofron mbështetje administrative për zyrat e tjera dhe delegon detyra tek anëtarët e stafit kur kërkohet.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor (MBA e preferuar).
  • Minimumi 2 vite eksperience ne pozicione te ngjashme.
  • Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze (të folur dhe të shkruar).
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike.
  • Aftësi të forta administruese.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe afate të vështira.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën [email protected]

* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur nga shqyrtimi i CV-së do të kontaktohen nga ekipi i Burimeve Njerëzore.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.neptun.al


Neptun shpk

 

“Neptun”, është kompania udhëheqëse në shitjen e produkteve elektronike në Shqipëri. Operon në një biznes ndërkombëtar në 4 vende të Ballkanit Perëndimor. Hyn në treg me anë të formateve moderne të shitjeve, duke iu ofruar konsumatorëve një gamë produktesh e shërbimesh të plota e gjithë përfshirëse.

Shtyllat më të forta ku mbështet strategjia e Neptun janë :


Neptun ndihmon njerëzit të përmirësojnë standartin e jetesës së tyre. Neptun sjell ndryshime pozitive për individët dhe familjet përmes gamës së gjerë të produkteve elektro-shtepiake; një rrjeti të konsoliduar shitjesh; mbështetjes së vazhdueshme nëpërmjet shërbimit si dhe punonjësve të kualifikuar e të përkushtuar.


INFORMACIONE KONTAKTI