Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Retention specialist për skuadrën e Sales Team

Tirane, Shqipëri 27-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

KREDO FINANCE
kërkon të punësojë:

RETENTION SPECIALIST PËR SKUADRËN E SALES TEAM

  • Diplomë Universitare.
  • Aftesi të shkëlqyera komunikimi (verbale dhe në të shkruar).
  • Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121248
Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist i Marrëdhënieve me Klientin
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
27-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

ECFA shpa është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e Retention Specialist për Sales Team.


Detyrat

  • Komunikon dhe informon te gjithe klientet sipas strategjise dhe frekuences se aprovuar ne kanalet e kominikimit. Qellimi kryesor eshte riaktivizimi i te gjithe klienteve pasive, si edhe nxitja e klienteve aktive per te perdorur limitin e plote te aprovuar ne ERP. Siguron zbatimin dhe respektimin e politikave dhe procedurave te lidhura me procesin e shitjes se produkteve financiare per klientet aktive dhe pasive. Siguron qe klientet te marrin informacion te plote dhe cilesor ne lidhje me ofertat e percjella, si dhe kushtet perkatese, duke promovuar produktet dhe sherbimin e kompanise dhe duke nxitur rritjne e shitjeve.
  • Përgjegjës për komunikimin korrekt me klientët aktivë dhe pasivë, duke u angazhuar për të kuptuar nevojat e tyre financiare dhe për të promovuar shërbimet dhe produktet e kompanisë.
  • Përgjegjës për kryerjen e të gjitha detyrave sipas ndarjes së njësisë, ndarjes së punëve dhe prioriteteve të përcaktuara nga Përgjegjësi i Njësisë.
  • Përgjegjës për komunikimin e të gjitha ofertave aktive të Kredo.al, duke respektuar standardet e komunikimit dhe shërbimit sipas fushatave dhe prioriteteve të përcaktuara.
  • Kultivon dhe ushqen marrëdhënie të forta me klientët, duke siguruar një marrëdhënie pozitive dhe të vazhdueshme që përputhet me standardet e shërbimit të institucionit.
  • Përgjegjës për zhvillimin e iniciativave të reja për të përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e shitjeve dhe numrin e klientëve të shërbyer në Kredo.al.
  • Përgjegjës për identifikimin e trendeve dhe përmirësimin e shërbimit ndaj klientit, duke sugjeruar dhe implementuar ndryshime në procese ose në skenarët (skriptet) e përdorura.
  • Adreson çdo kërkesë të klientit të paraqitur në kanalet alternative të komunikimit, duke e orientuar me informacionin e duhur dhe në përputhje me procedurat në fuqi.
  • Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar te Specialisti i Cilësisë së të Dhënave.
  • Merr pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara, duke shprehur aftësitë e punës dhe bashkëpunimit në grup.
  • Mbështet Përgjegjësin e Njësisë duke u angazhuar në procese të ndryshme, në përputhje me nevojat operacionale.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare.
  • Aftesi të shkëlqyera komunikimi (verbale dhe në të shkruar).
  • Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.
  • Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
  • Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njekohësisht.

Shënime


√ ECFA shpk dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron

√ Institucioni ECFA sha përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat

Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale.

Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese.

https://talent.sage.hr/jobs/b6d120c2-2f48-4593-9884-6c023f312867


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim në faqen e kompanisë
  • Klikoni Aplikoni .
  • Do të ridrejtoheni në faqen zyrtare të kompanisë për të përfunduar aplikimin.
  • Ndiqni udhëzimet e kompanisë për të dërguar aplikimin.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune


Kredo Finance

ECFA sh.a. është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017.

Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët.

Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të qendrueshme, të cilët kërkojnë financim të shpejtë për të plotesuar nevoja konsumi dhe shpenzimi të paparashikuara në rutinën e tyre të përditëshme.