Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Digital Marketing Specialist

Shqipëri 15-10-2026 edhe 16 ditë

Shqipëri

ORION SHPK
kërkon të punësojë:

DIGITAL MARKETING SPECIALIST

  • Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në Digital Marketing, Performance Marketing, Social Media ose pozicione të ngjashme.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121147
Kategoria e Punës / Profesioni:
Marketing Dixhital
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
15-10-2026
Vendodhja:
Shqipëri

Përshkrimi

Qëllimi i Pozicionit

Digital Marketing Specialist do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e prezencës dixhitale të kompanisë, kanaleve të social media dhe aktiviteteve të Performance Marketing. Kandidati ideal duhet të jetë një person kreativ dhe njëkohësisht i orientuar nga të dhënat, i aftë të krijojë përmbajtje tërheqëse, por edhe të analizojë performancën dhe ta kthejë investimin në marketing dixhital në lead-e cilësore dhe mundësi reale biznesi.


Detyrat

Content & Social Media

  • Menaxhon prezencën e Orion Construction në Instagram, Facebook, LinkedIn dhe kanale të tjera relevante.
  • Propozon dhe koordinon krijimin e përmbajtjeve kreative, përfshirë Posts, Reels, Stories, Videos, Carousels dhe zbaton Content & Social Media Calendar në përputhje me strategjinë dhe objektivat e Marketingut.
  • Bashkëpunon me Creative Designer, fotografë, videografë dhe partnerë të jashtëm për prodhimin e përmbajtjes.
  • Siguron konsistencën e komunikimit dhe identitetit vizual të Orion në kanalet dixhitale.

Performance Marketing & Lead Generation

  • Planifikon, ekzekuton dhe optimizon fushatat apo Lead Ads në Meta, Google dhe platforma të tjera relevante.
  • Menaxhon buxhetet e fushatave dhe propozon rialokimin e tyre bazuar në performancë.
  • Teston dhe optimizon audiencat, formatet kreative dhe mesazhet duke monitoruar CPL, CTR, CPC, Conversion Rate, Lead Volume dhe Lead Quality.
  • Bashkëpunon me ekipin e Sales për të analizuar cilësinë e lead-eve për të përmirësuar vazhdimisht procesin e gjenerimit të tyre.

Analytics, Reporting & Website

  • Përgatit raporte periodike mbi performancën e Digital Marketing dhe propozon masa konkrete për përmirësim.
  • Analizon të dhënat dhe identifikon trendet, mundësitë dhe problematikat që ndikojnë në performancën e fushatave.
  • Monitoron performancën dhe prezencën e Orion në website dhe kanalet kryesore dixhitale, duke propozuar përmirësime kur është e nevojshme.
  • Bashkëpunon me ekipet ose partnerët përkatës për përditësime dhe optimizime të website-it dhe landing pages.

Competitor & Market Monitoring

  • Monitoron aktivitetin dixhital të konkurrentëve, përfshirë social media, advertising, content dhe digital campaigns.
  • Ndjek trendet e Digital Marketing dhe zhvillimet e reja në platformat dixhitale.
  • Identifikon mundësi të reja për kanale, formate dhe iniciativa që mund të rrisin prezencën dhe performancën dixhitale të Orion.
  • Kryen benchmark periodik të prezencës dixhitale të Orion kundrejt konkurrentëve dhe brand-eve relevante.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor në Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë në Digital Marketing, Performance Marketing, Social Media ose pozicione të ngjashme.
  • Eksperiencë praktike në menaxhimin e fushatave Meta Ads dhe Google Ads.
  • Njohuri të mira mbi social media, digital advertising dhe lead generation.
  • Njohuri praktike në Google Analytics 4, Google Ads, Meta Ads Manager dhe Meta Business Suite.
  • Njohuri të mira mbi digital marketing KPIs, conversion funnels dhe attribution.
  • Eksperienca në real estate, construction, hospitality ose industri të ngjashme konsiderohet avantazh.
  • Njohuri të mira mbi content creation dhe praktikat më të mira të social media.
  • Njohuri bazë në video editing dhe graphic design. Eksperienca me CapCut, Canva, Adobe ose mjete të ngjashme përbën avantazh.
  • Aftësi dhe eksperiencë në përdorimin e AI tools për content creation, research, analysis dhe optimizimin e proceseve të punës.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe njëkohësisht në bashkëpunim me ekipin e Marketingut, Sales, Creative dhe partnerët e jashtëm.
  • Mendësi të fortë komerciale dhe kuptim të lidhjes midis digital marketing dhe rezultateve të biznesit.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës shqipe dhe angleze.


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese: [email protected]

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 15.10.2026.

“ORION Shpk”, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar [email protected] , nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.

Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga “ORION Shpk”). Kjo vlen veçanërisht për parimet e mbrojtjes së të dhënave, kriteret ligjore të përpunimit, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat tuaja aksesohen vetëm nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, te cilat kane detyrimin për konfidencialitet. Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj parashikuar në ligj). Të dhënat e kandidatëve jo fitues do të fshihen ose shkatërrohen në momentin e përzgjedhjes së fituesit. Nëse kandidati ka ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t'i drejtohet “ORION Shpk”, në adresën e emailit [email protected]. Një inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.orion.al


Orion shpk

“ORION” sh.p.k. eshte nje kompani qe operon ne sektorin e ndertimit prej afro nje dekade. Kompania jone fillon aktivitetin e saj ne vitin 1998 me pjesemarrjen ne akionet e nje kompanie me historik dhe eksperience shumevjecare ne fushen e ndertimit.

Ne rrugen drejt rritjes,  kemi ndertuar nje ure bashkepunimi te ngushte me perendimin, vecanerisht me nje vend fqinj me fame boterore ne arkitekture dhe ndertim sic eshte Italia. Projektet tona supervizohen ne cdo hap nga  partneret italiane te cilet prej vitesh kryesojne klasifikimet e ndertuesve me te mire ne Toscana te Italise. Ky bashkepunim i frytshem pasqyrohet ne teknologjine e aplikuar, ne projektim, ne vizionin bashkekohor dhe ne etiken e punes.

Ajo qe per ne eshte thelbesore eshte zbatimi me perpikmeri i Kodit te Pergjegjshmerise Sociale, duke respektuar fillimisht punonjesit tane. Njerezit jane aseti me i rendesishem i kesaj Kompanie. Punonjesit jane partneret tane ne biznes. Reduktimi maksimal i riskut, sigurimi i kushteve optimale te punes, vecanerisht per  skuadren e kantiereve te ndertimit jane themeli i vizionit tone.


INFORMACIONE KONTAKTI