Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Menaxher i Zhvillimit të Produkteve dhe ESG

Tirane, Shqipëri 09-10-2026 edhe 10 ditë

Tirane

UNION BANK
kërkon të punësojë:

MENAXHER I ZHVILLIMIT TË PRODUKTEVE DHE ESG

  • Vleresohet certifikim profesional i njohur në ESG, financë të qëndrueshme
  • Minimumi 3 vite përvojë ne banking SME, kreditim biznesi ose institucione nderkombetare

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121106
Kategoria e Punës / Profesioni:
Tjetër
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Po
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
09-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Union Bank prej 20 vitesh operon me sukses në tregun bankar shqiptar, e konsoliduar si një institucion i sigurt, i qëndrueshëm dhe me performancë të shkëlqyer. Përmes një rrjeti të gjerë prej 34 degësh dhe 76 ATM-sh të shpërndara në qytetet kryesore të vendit, banka u ofron mbi 150,000 klientëve një shërbim profesional dhe të besueshëm. Që nga fillimi i aktivitetit në vitin 2006, Union Bank ka njohur rritje të vazhdueshme, duke arritur sot mbi 100 miliardë lekë në total asete.

Ne promovojmë një kulturë pune të bazuar në diversitet, gjithë përfshirje dhe mundësi të barabarta zhvillimi, ku secili anëtar i ekipit vlerësohet si pjesë thelbësore e suksesit tonë. Union Bank investon vazhdimisht në trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve, me misionin për të garantuar një eksperiencë bankare të shkëlqyer për klientët.

Ne i vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj, kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e skuadrës sonë në Departamentin SME në pozicionin:

Menazher i Zhvillimit të Produkteve dhe ESG Qëllimi i përgjithshëm i punës

Të udhëheqë, në nivel të Departamentit SME, implementimin e planit dhe objektivave të Strategjisë ESG të Bankës, duke i integruar ato në strategjinë e Departamentit, zhvillimin e produkteve, procesin e kreditimit, menaxhimin e portofolit dhe marrëdhënien me klientët biznes. Pozicioni është pika përgjegjëse për përkthimin e kuadrit ESG të Bankës në iniciativa, procese, kritere, objektiva, KPI dhe rezultate të matshme për SME-në; koordinon zbatimin ndërfunksional, monitoron progresin dhe siguron raportim të plotë për Departamentin SME dhe strukturat drejtuese të projektit ESG në Bankë.


Detyrat

Përgjegjësitë kryesore
  • Vepron si përgjegjës dhe pikë koordinimi e Departamentit SME për implementimin e planit ESG dhe
  • përfaqëson Departamentin në projektin e hartimit dhe zbatimit të Strategjisë ESG të Bankës.
  • Në bashkëpunim me Drejtorin e Departamentit SME dhe ekipin e projektit ESG, përkthen objektivat
  • strategjike të Bankës në plan pune të dedikuar për biznesin, me iniciativa, prioritete, përgjegjësi, afate,
  • burime, varësi dhe KPI të matshme.
  • Kontribuon me ekspertizë të specializuar në grupet e punës të Strategjisë ESG të Bankës, duke paraqitur
  • nevojat, karakteristikat e portofolit dhe mundësitë e zhvillimit te biznesit dhe produkteve kreditore.
  • Zhvillon produkte dhe oferta të financimit të qëndrueshëm për klientët biznes, përfshirë financime të
  • gjelbra dhe sociale, eficiencë energjetike, energji të rinovueshme, digjitalizim, përfshirje sociale dhe
  • skema të mbështetura nga partnerët.
  • Ndërton dhe monitoron pipeline-in e financimeve ESG në portofolin SME, mbështet CRM/BM në
  • identifikimin e mundësive te klientët ekzistues dhe potencialë dhe zhvillon qasje këshilluese për
  • investimet dhe tranzicionin e qëndrueshëm të klientëve.
  • Koordinon dhe monitoron implementimin në SME të linjave të kreditit, fondeve të garancisë dhe
  • programeve të partnerëve kombetare e nderkombetare me komponent ESG, duke siguruar përputhjen
  • me kushtet e programit, përdorimin efektiv të fondeve dhe raportimin sipas kërkesave.
  • Monitoron KPI-të ESG të Departamentit SME, përfshirë volumin dhe numrin e financimeve të
  • qëndrueshme, pipeline-in, sektorët e financuar, cilësinë e portofolit, përdorimin e programeve,
  • indikatorët e ndikimit dhe nivelin e zbatimit të planit.
  • Planifikon dhe zhvillon trajnime për CRM/BM dhe njësitë e përfshira mbi kriteret ESG, identifikimin e
  • financimeve të pranueshme, komunikimin me klientin, përdorimin e mjeteve dhe kërkesat e raportimit.
  • Mbështet projekte të tjera strategjike të Departamentit SME që lidhen me kreditimin, digjitalizimin dhe
  • menaxhimin e klientëve, duke siguruar që kërkesat dhe objektivat ESG të integrohen që në fazën e
  • konceptimit dhe të maten gjatë implementimit.
Komente të tjera: Ka akses, sipas autorizimeve dhe politikave të Bankës, në të dhënat e nevojshme të portofolit, klientëve, produkteve, riskut, performancës financiare dhe indikatorëve ESG.

Kualifikimet

Profili individual
  • Arsim i lartë në financë, ekonomi, administrim biznesi
  • Vleresohet certifikim profesional i njohur në ESG, financë të qëndrueshme
  • Minimumi 3 vite përvojë ne banking SME, kreditim biznesi ose institucione nderkombetare
  • Njohuri të standardeve, metodologjive dhe kërkesave rregullatore të aplikueshme për ESG-në, riskun mjedisor e social, klimën dhe klasifikimin e financimeve të qëndrueshme.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, me shkrim dhe me gojë.
  • Aftësi të forta për koordinim me kolege te departamenteve te tjera,
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office;


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Mënyra e aplikimit

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin, brenda datës 09.10.2026:

  • CV-në;
  • letrën e shprehjes së interesit për pozicionin.

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën e e-mailit: [email protected].

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore dhe Kulturës Organizative.

Njoftim për mbrojtjen e të dhënave personale

Union Bank sh.a. deklaron se përpunon të dhënat personale të aplikantëve për qëllimet e administrimit të procesit të rekrutimit, mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr. 42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale janë kryesisht të dhëna të kontaktit, të dhëna mbi arsimin, eksperiencën profesionale dhe çdo informacion tjetër të deklaruar nga vetë aplikanti në CV -të dhe dokumentacionin shoqërues.

Union Bank sh.a. zbaton masa teknike dhe organizative me qëllim që të garantojë ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale që përpunon. Të dhënat ruhen vetëm për periudhën e nevojshme të përfundimit të procesit të rekrutimit dhe aksesohen vetëm nga personeli i autorizuar, i cili ka për detyrë të ruajë konfidencialitetin e të dhënave personale.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. informohen se të dhënat e tyre personale do të përpunohen nga Banka sipas përshkrimit të mësipërm.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë akses, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit të të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këto të drejta ata mund të kontaktojnë në adresën e email: [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.unionbank.al


Union Bank

Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.


INFORMACIONE KONTAKTI