Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Përgjegjës Financë Shitje

Tirane, Shqipëri 22-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

A.M.G SH.P.K
kërkon të punësojë:

PËRGJEGJËS FINANCË SHITJE

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.    
  • Minimumi 3–5 vite eksperiencë në financë, kontabilitet shitjesh ose administrimin e klientëve.    

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
121043
Kategoria e Punës / Profesioni:
Financier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
3 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
22-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Përgjegjësi i Financës për Shitjet është përgjegjës për kontrollin e proceseve financiare që lidhen me shitjet, administrimin e detyrimeve të klientëve, rakordimin e llogarive dhe verifikimin e bonuseve tregtare.
Pozicioni siguron regjistrimin e saktë të dokumentacionit të shitjeve, ndjekjen e detyrimeve sipas kushteve kontraktuale, kontrollin e stokut në magazinat sekondare dhe raportimin periodik mbi klientët, bonuset dhe diferencat e konstatuara.


Detyrat

  • Kontrollon postimin ditor të dokumentacionit të shitjeve.
  • Monitoron detyrimet e maturuara të klientëve dhe përgatit raportet mujore.
  • Komunikon me klientët dhe strukturat përkatëse për arkëtimin dhe sqarimin e detyrimeve.
  • Kryen rakordimin vjetor të klientëve dhe përgatit akt-rakordimet.
  • Krahason çdo muaj shitjet me dhe pa TVSH.
  • Rakordon llogarinë 582 në Finance 5 dhe kartelat përkatëse të klientëve.
  • Kontrollon ndryshimet e çmimeve dhe konfigurimin e kushteve të klientëve në sistem.
  • Kontrollon stokun në magazinat sekondare dhe ndjek inventarizimin dhe sistemimin e diferencave.
  • Përllogarit dhe kontrollon bonuset e klientëve.
  • Përgatit raportet vjetore të bonuseve të dhëna dhe të padhëna.
  • Analizon bonuset e klientëve për tre vitet e fundit sipas xhiros, vlerës dhe kushteve.
  • Kontrollon bonuset mujore të agjentëve dhe bonuset tremujore të supervizorëve.
  • Përgatit kartelat për pagesën e bonuseve dhe kryen kontabilizimin e tyre.
  • Kontrollon kushtet e kontratave të reja, protokollimin dhe konfigurimin në sistem.
  • Kontrollon arkat e agjentëve dhe raporton diferencat ose problematikat.
  • Kontrollon klientët dhe furnitorët me teprica kreditore ose detyrime për bonus.
  • Bashkëpunon me Financën, Shitjet, Logjistikën dhe departamentet e tjera për zgjidhjen e problematikave.

Kualifikimet

  • Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3–5 vite eksperiencë në financë, kontabilitet shitjesh ose administrimin e klientëve.
  • Eksperiencë në pozicion kontrolli ose koordinimi përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të kontabilitetit të shitjeve, klientëve dhe arkëtimeve.
  • Njohuri mbi TVSH-në, kontratat tregtare, kreditimin e klientëve dhe skemat e bonusit.
  • Aftësi për rakordimin e llogarive dhe analizën e kartelave të klientëve.
  • Njohuri të mira të NAVISION, Finance 5 ose sistemeve të ngjashme ERP.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel, përfshirë Pivot Table dhe analiza krahasimore.
  • Aftësi të mira organizative, analitike dhe drejtuese.
  • Aftësi komunikimi dhe negocimi me klientët dhe strukturat e brendshme.
  • Saktësi, përgjegjshmëri, integritet dhe ruajtje e konfidencialitetit.
  • Aftwsi pwr tw punuar nwn presion dhe pwr tw respektuar afatet.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Nëse kërkoni të aplikoni dërgojni CV tuaj në adresën: [email protected] ose kontaktoni në numrin +355688030934

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

A.M.G shpk- Algida® promovon shanset e barabarta!


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.amgfood.com


A.M.G sh.p.k

A.M.G sh.p.k is a private company founded by Goxha brothers with offices located in Tirana, Albania. The company established in 2001 as a result of the growing demand of the local market for frozen foods. The passion for ice cream was very old and the company the same year started to import one of the world leading brands of ice cream Algida part of Unilever. The company A.M.G sh.p.k is a trusted importer and distributor of quality frozen products and specializes in Ice cream, pork, poultry, pastry, seafood and vegetable products. As one of the frozen industry’s leading importers in Albania, they carry many of the world’s leading brands, such as Algida,Dimal,Lezita, Ioniki, Yupik, and Siblou etc. All these brands meet or exceed the global standards of quality as well as food safety and hygiene.

With many years of robust experience, they have now a strong customer base covering all segments. With their main office located in Tirana, their customer base and distribution network have covered the whole territory of Albania. This experienced distribution network has helped them to market the renowned brands successfully into the Albanian market. They are dedicated to accommodate the needs of our customers and further expand our business. With their already solid operation and logistics system, they maximize their service and market our brands directly to consumers.

To solidify our business, they have a group of sales and marketing professionals who are empowered with tenacious persistence. Through various exhibitions, promotions and advertisements, they combine innovative ingredients and brand-building skills to attain mutual success with our clients and suppliers.


INFORMACIONE KONTAKTI