Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Consulting Engineer

Tirane, Shqipëri 21-10-2026 edhe 27 ditë

Tirane

EVEREST SHPK
kërkon të punësojë:

CONSULTING ENGINEER

  • Arsimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Ekonomike ose degë të ngjashme teknike.
  • Përvoja: Eksperiencë e mëparshme pune në këtë fushë.
  • Gjuhët: Njohja e gjuhës angleze.
  • Leje Drejtimi: B (e detyrueshme).

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120984
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
2 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
21-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Everest shpk, Fabrika e prodhimit të profileve të Aluminit dhe të fasadave të ndërtesave, është në kërkim të një Consulting Engineer për të mbeshtetur ekipin tonë në një mjedis tepër dinamik prodhimi.

Ky pozicion synon krijimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve strategjike me zyrat e arkitekturës, studiove të dizajnit dhe zhvilluesve të projekteve të ndërtimit, me qëllim specifikimin dhe përfshirjen e sistemeve tona të aluminit që në fazën e projektimit.


Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Promovimi Strategjik: Prezantimi i sistemeve dhe teknologjive të reja të aluminit të Everest shpk pranë zyrave të arkitekturës dhe projektimit.
  • Këshillim Inxhinierik: Asistimi i arkitektëve gjatë hartimit të projekteve, duke ofruar zgjidhje teknike optimale për dyer, dritare dhe fasada të xhamit.
  • Specifikimi i Produkteve: Sigurimi i përfshirjes së detajeve teknike dhe profileve të Everest shpk në dosjet e projekteve të godinave të reja (specifikim teknik).
  • Ndjekja e Projekteve: Identifikimi i godinave të reja në fazë projektimi dhe koordinimi i punës deri në fazën e zbatimit.
  • Organizimi i Prezantimeve: Përgatitja e sesioneve informuese dhe teknike me studio arkitekture për të rritur informimin mbi produktet tona.

Kualifikimet

Kriteret e Kërkuara:

  • Arsimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Ekonomike ose degë të ngjashme teknike.
  • Përvoja: Eksperiencë e mëparshme pune në këtë fushë (me profile alumini ose marrëdhënie teknike me zyrat e projektimit).
  • Aftësitë Teknike: Njohuri shumë të mira të sistemeve të dyer-dritareve, izolimit termik/akustik dhe programeve projektuese (AutoCAD, CAD/CAM).
  • Komunikimi: Aftësi të shkëlqyera prezentuese dhe negocuese për të komunikuar me arkitektë dhe investitorë.
  • Gjuhët: Njohja e gjuhës angleze.
  • Leje Drejtimi: B (e detyrueshme).

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Përfitimet:

  • Pagë konkurruese dhe shbërblim vjetor.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Ambient pune dinamik dhe stimulues.
  • Transporti i ofruar nga kompania.

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

Të interesuarit të dërgojnë CV të përditësuar në e-mail [email protected] ose të paraqiten pranë kompanisë në adresën Bulevardi Blu, Rruga Ankara, Kamëz.


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.everest.al


EVEREST SHPK

 

Kompania Everest e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 1997 në fushën e ndërtimit. Gjatë viteve ajo është shndërruar nga një ndërmarrje e vogël rikonstruksioni në një sipërmarrje të guximshme ndërtimore me shumë projekte të realizuara me sukses në mbarë vendin. Në fillim të vitit 2005 Everest hapi fabrikën e prodhimit të profileve të aluminit, të vendosur në dalje Kamzës, buzë rrugës nacionale. Sot, në mjediset e saj të prodhimit janë të instaluara dy presa të mëdha 1400 dhe 1800 ton dhe me një kapacitet vjetor prodhimit prej 9600 ton. Gjithashtu në mjediset e fabrikës gjenden dy furra lyerje të fjalës së fundit të teknologjisë. Njëra prej tyre me kapacitet vjetor prej 3600 ton dhe tjetra një furrë lyerje tërësisht automatike, prodhim i vitit 2010 me një kapacitet vjetor prej 7200 ton.

Gjatë vitit të fundit kompania ka realizuar instalimin e një furrë lyerje imitacion druri, edhe kjo tërësisht automatike, prodhim i vitit 2009, me një kapacitet prodhimi prej 2200 ton në vit.

Everest, veç veprimtarisë të saj në ndërtimet civile dhe industriale, prodhimit të profileve cilësore të aluminit, tregtimit të markave më të njohura të aksesorëve të aluminit është edhe një lojtar gjithnjë dhe më i rëndësishëm në prodhimin e fasadave strukturale dhe gjysëm strukturale.


INFORMACIONE KONTAKTI