Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Pa eksperience Punët e ditës Punë jashtë vendit HOREKA Internship


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Inxhinier Elektrik

Tirane, Shqipëri 14-10-2026 edhe 26 ditë

Tirane

INFO-TELECOM SHPK
kërkon të punësojë:

INXHINIER ELEKTRIK

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhineri Elektrike.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë, (Eksperienca ne Fushen e Projekteve Fotovoltaike perben avantazh).
  • Njohuri mesatare të gjuhës Angleze.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
120747
Kategoria e Punës / Profesioni:
Inxhinier Elektrik
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
5 vite
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
14-10-2026
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Për projektin tonë të energjisë së pastër në Gjoricë/Bulqizë, jemi në kërkim të një kolegu të përkushtuar për pozicionin Inxhinier Elektrik Kantieri, i cili do të jetë pjesë e ekipit teknik dhe do të angazhohet në mbikëqyrjen dhe koordinimin e punimeve elektrike në projektin fotovoltaik.

Kërkojmë një profesionist të përgjegjshëm dhe të organizuar, me eksperiencë në mbikëqyrjen dhe zbatimin e punimeve elektrike, aftësi të mira teknike dhe komunikimi, si dhe gatishmëri për të punuar në ambient kantieri.


Pozicioni: Inxhinier Elektrik Kantieri

Departamenti: Teknik

Vendndodhja e Projektit: Gjorice/Bulqize

Lloji i Punësimit: Me kohë të plotë / Bazuar në projekt


Detyrat

Inxhinieri Elektrik i Kantierit do të:

  • Te jete përgjegjës për supervizimin dhe koordinimin e punimeve elektrike që lidhen me ndërtimin, instalimin, testimin dhe komisionimin e një projekti fotovoltaik në Bulqize/Shqipëri.
  • Monitoroje që të gjitha punimet elektrike të kryhen në përputhje me projektin e miratuar dhe specifikimet teknike, grafikun e punimeve dhe sigurinë në punë.
  • Jete si pikë kryesore ndërlidhëse ndërmjet ekipit të menaxhimit të projektit dhe kontraktorëvetorëve.
  • Të mbikëqyrë punimet e përditshme të instalimeve elektrike/mekanike në kantier për projektin Fotovoltaik.
  • Monitorojë dhe raportoje zbatimin e punimeve elektromekanike për të siguruar përputhshmërinë me vizatimet e miratuara dhe specifikimet teknike.
  • Të inspektojë aktivitetet e ndertimit dhe instalimit që lidhen me strukturat, Panelet Fotovoltaike, inverterat, transformatorët dhe kabinat elektrike, nenstacionin elektrike dhe linjen 110kV, kabllot DC dhe Stringjet, sistemet e tokëzimit etj.
  • Të identifikojë dhe raportoje çështje teknike, devijime, ose vonesa dhe t’ia raportojë menjëherë Menaxherit të Projektit ose drejtuesit përkatës të projektit.
  • Të kontrolloje dhe përmbledhe vizatimet “as-built”.
  • Te hartoje procesverbalet e punimeve te fshehura.
  • Të sigurojë që punimet elektrike kryhen në përputhje me kodet, standardet dhe rregulloret e zbatueshme.
  • Të marrë pjesë në inspektime, aktivitete testimi dhe procedura të kontrollit të cilësisë gjatë instalimit dhe zbatimit.
  • Të mbajë dokumentacion të rregullt në kantier.
  • Të ndjekë dhe monitorojë aktivitetet e parakomisionimit, testimit, energjizimit dhe komisionimit për sistemet dhe pajisjet elektrike.
  • Të verifikojë që procedurat e testimit dhe komisionimit zbatohen dhe dokumentohen në mënyrë të duhur.
  • Të koordinojë me kontraktorët, furnitorët dhe ekipet e komisionimit për të siguruar gatishmërinë e sistemeve elektrike për testim dhe dorëzim.
  • Të koordinojë me disiplinat civile, mekanike dhe disiplinat e tjera të projektit për të siguruar zbatim të qetë dhe menaxhim të ndërfaqeve në kantier.
  • Të bashkëpunojë me kontraktorët, nënkontraktorët, konsulentët dhe përfaqësuesit e klientit për çështjet elektrike.
  • Të marrë pjesë në takime kantieri, takime teknike, takime progresi dhe takime koordinimi, sipas kërkesave të projektit.
  • Të përgatisë raportet ditore, javore dhe mujore që lidhen me aktivitetet elektrike.
  • Të japë informacion ne lidhje me progresin e ndërtimit, rreziqet, kufizimet, disponueshmërinë e materialeve dhe nevojat për burime.
  • Të promovojë dhe mbështesë përputhshmërinë me kërkesat HSE të projektit dhe procedurat e sigurisë në kantier.
  • Të sigurojë që punimet elektrike kryhen në mënyrë të sigurt, me vëmendje të veçantë ndaj rreziqeve të energjizimit, furnizimit të përkohshëm me energji dhe ndërfaqeve të tensionit të lartë ose të mesëm, sipas rastit.
  • Të raportojë kushtet e pasigurta, veprimet e pasigurta, aksidentet, incidentet dhe rastet e shmangura, në përputhje me procedurat e projektit.
  • Të bashkëpunojë me ekipin HSE për të siguruar që të gjitha aktivitetet elektrike të kryhen në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.

Kualifikimet

  • Të zotërojë diplomë universitare në Inxhineri Elektrike.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë, (Eksperienca ne Fushen e Projekteve Fotovoltaike perben avantazh).
  • Aftësi shumë të mira Teknike.
  • Aftësi te mira ne pergatitjen e raporteve teknike, i komunikueshem me koleget dhe me nenkontraktoret.
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punes.
  • Njohuri mesatare të gjuhës Angleze.
  • Përvojë në mbikëqyrjen ose zbatimin e punimeve elektrike.
  • Përvoja e mëparshme në projekte solar PV, nënstacione, sisteme të shpërndarjes së energjisë ose projekte të ngjashme të infrastrukturës energjetike përbën avantazh.
  • Njohje me vizatimet teknike, diagramet njëlinjore, planimetritë e kabllove, vizatimet e tokëzimit dhe skemat elektrike.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Dërgo CV në [email protected]


Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.


Mënyrat e aplikimit për këtë pozicion


Aplikim nëpërmjet duapune.com
  • Duhet të jeni të regjistruar dhe të identifikuar në platformë.
  • Klikoni Aplikoni , zgjidhni ose ngarkoni CV-në tuaj dhe, nëse kërkohet, bashkëngjitni dokumente shtesë.
  • Dërgoni aplikimin dhe ai do t'i përcillet punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Aplikim me WhatsApp
  • Klikoni Apliko me WhatsApp .
  • Do të hapet WhatsApp me një mesazh të përgatitur automatikisht.
  • Mund ta ndryshoni mesazhin dhe t'i bashkëngjitni CV-në përpara se ta dërgoni.
  • Shënim: Ky aplikim nuk dërgohet përmes sistemit të duapune.com dhe nuk do të shfaqet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia.

Aplikim me Email
  • Klikoni Aplikim nëpërmjet email-it .
  • Plotësoni formularin dhe ngarkoni CV-në tuaj.
  • Email-i do t'i dërgohet direkt punëdhënësit.
  • Shënim: Ky aplikim do të regjistrohet në profilin tuaj te seksioni Aplikimet e mia .

Dëshironi të shihni më shumë punë si kjo?

Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.

Abonohu për këtë kategori pune
www.infotelecom.al


INFO-Telecom Shpk

INFO-Telecom is a licensed electronic communications operator in Albania, providing Retail and Wholesale Telecommunication and Data Services. Incorporated in 2009, INFO-Telecom acquired the licenses to provide the services of public fixed telephone, national transit, international transit, data transmission, through the use of its public network for electronic services, and the numbering plan assigned by the Electronic and Postal Communication Authority (AKEP).

INFO-Telecom ICS is part of Gjonaj Group.

They provide International Voice Carrier services at the highest quality, based on advanced technological solutions in IT, and on the work of a international team of professional Commercial Managers and engineers with an experience of 20+ years in the industry. With 300+ interconnection agreements in over 56 countries, we terminate 2.5+ Billion Min/Year to their top regions such as Balkans, East and Western Europe, Africa and Middle East, and Americas.

Their Vision: Having accomplished of becoming an International Carrier, they are determined to expand their presence worldwide and offer a one stop solution to all of theirpartners.


INFORMACIONE KONTAKTI