Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 100119

Specialist i Shërbimeve Ligjore Bankare

Tirane, Shqipëri 09-04-2025 edhe 28 ditë

Tirane

PROCREDIT BANK
kërkon të punësojë:

SPECIALIST I SHËRBIMEVE LIGJORE BANKARE

  • Kohë e plote
  • Eksperiencë: Mesatare 3 - 10 vite)

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Analist Ligjor
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Po
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
09-04-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

ProCredit Bank ka shpallur pozicionin vakant për rolin e Specialistit të Shërbimeve Ligjore. Përsoni që do të përzgjidhet, do të jetë pergjegjës për të mbuluar dhe mbështetur njësitë/departamentet e biznesit në të gjitha çështjet që lidhen me kredidhënien dhe produktet bankare të ofruara nga banka.


Detyrat

  • Përgatit, nënshkruan e nis opinione ligjore per kredidhënie, rinovime limitesh financiare, ristrukturime ekspozimesh etj., duke u siguruar që të gjithë dokumentacionet ligjore të jenë në përputhje me ligjet e aplikueshme dhe rregulloret ne fuqi në Shqipëri, rregulloret e grupit ProCredit si dhe rregulloret e brendshme të Bankës.
  • Përgatit, nënshkruan e nis drejt palëve të interesuara opinione ligjore për çdo kërkesë të subjekteve tregtare, institucioneve shtetërore e OJF/OJQ, për qëllime të ndryshme në funksion të operimit të bankës.
  • Përgatit, kontrollon dhe firmos si përfaqësues i bankës kontratat e kredisë, marrëveshjet e ndryshme, deklaratat dhe dokumentat e tjera të printuara ose elektronike në lidhje me procesin e kredidhënies apo dhe atë të çdo shërbimi tjetër bankar që ofrohet nga banka.
  • Rishikon dhe përditeson, kur nevojitet, të gjitha kontratat standarte të përdorura nga banka, të tilla si kontrata kredie dhe kolaterali, TDA, Llogari Rrjedhëse dhe Llogari Kursimi, karta krediti/debiti, garanci bankare, letër kredie etj.
  • Përpunon kontrata te reja per produktet bankare ne varesi te kerkesave ligjore e nenligjore, akteve rregullative kombëtare, të brendshme dhe të grupit ProCredit.
  • Eshte përgjegjës per inicimin, monitorimin e verifikimin e implementimit te kontratave ne sistem.
  • Ndjek kontrollin e implementimeve e përqasjeve rregullative e kontraktuale të ndryshme të cilat banka është e detyruar ti aplikoje sipas legjislacionit në fuqi.
  • Mban kontakte me këshilluesit e jashtëm ligjor për çeshtje të caktuara që i takojnë fushës së veprimit që mbulon funksioni i sherbimeve te brendshme ligjore.
  • Raporton tek Drejtori i Departamentit Ligjor, PPP dhe Perputhshmerise.


Kualifikimet

  • Mbi 5 vite eksperiencë në sektorin bankar, në pozicione të ngjashme.
  • Diplomë Bachelor/Master në Drejtësi.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionin në fuqi për sektorin bankar.
  • Energjik, i organizuar dhe vecanarisht shumë i vëmendshëm për detaje.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërveprimi përsonal.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  •  Çdo çertifikatë/trajnim i metëjshëm përbën avantazh.


Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Nese deshironi te aplikoni per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV dhe leter interesi ne adresen e e-mail: [email protected] 

Ju lutem vini re: Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste, do te kontaktohen nga Njesia e Burimeve Njerezore

Afati i fundit i aplikimit eshte data 28 mars 2025

ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a [email protected]


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.procreditbank.com.al


ProCredit Bank

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ata ofrojmë shërbim cilësor për bizneset e vogla dhe te mesme si dhe për ata individë që zgjedhin të kursejnë me ta. Në veprimet e tyre, ata i përmbahen një numri të caktuar parimesh bazë: vlerësojnë transparencën në komunikimin me klientët, nuk promovojnë kredinë konsumatore, përpiqen të minimizojmë ndikimin negativ në mjedis dhe ofrojnë shërbime financiare të përshtatshme me situatën e klientëve të tyre si dhe të bazuara në një analize të përgjegjshme financiare.

Fokusi i tyre është ofrimi i shërbimit cilësor për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse janë të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe u japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë. Ata promovojmë kulturën e kursimit, duke ofruar shërbime të thjeshta depozituese për klientët dhe duke investuar burime të konsiderueshme në edukimin financiar, sepse besojnë që kursimi sjell qëndrueshmëri dhe siguri për familjet e zakonshme.


INFORMACIONE KONTAKTI