Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja. Ju faleminderit.
Trego historinë tënde
Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme: Ju faleminderit.
Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri. Ajo u themelua me 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka patur një zhvillim të madh, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë. Sot ajo është konsoliduar në treg, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, që u përgjigjen me së miri kërkesave të klienteve të saj.
Tirana Bank është antare e Balfin Group dhe operon në bashkërendim me objektivat dhe synimet e Grupit, për të qënë lider në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo vazhdon të rritet dhe zgjerohet, por ruan me rigorozitet filozofinë e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe për të qënë pararojë në ofrimin e produkteve të reja bankare në Shqipëri. Shumë prej bizneseve në Shqipëri e shohin Tirana Bank, si një pikë mbështetje të përhershme, për të investuar dhe zhvilluar me tej biznesin e tyre.