Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.
Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore sipas standardeve europiane. Me ndihmën e teknologjive më
moderne dhe metodave inovative, ne garantojmë më të mirën për konsumatorët tanë. DIMAL INC është futur bindshëm në treg me një gamë të
gjerë produktesh ku përfshihen: portofoli i produkteve të freskëta, portofoli i produkteve të ngrira dhe produktet e sallamerisë. Në DIMAL INC, e shkuara dhe e ardhmja janë shtyllat e forta mbi të cilat ne mbështetemi për të sjellë produkte inovative me shije autentike, me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo konsumatori. Slogani ynë “pasion dhe shije” përfaqëson mënyrën se si punojmë dhe përshkruan veçantinë e produkteve që prodhojmë. Ekipet tona punojnë me pasion për të sjellë pranë çdo familjeje produkte që karakterizohen nga shija unike.