Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com




Statistika

Numri i Punonjësve:

501-1000

Punë Aktive:

3

Sektori:

Privat

Themeluar:

2003


INFORMACIONE KONTAKTI

Rr. "Vaso Pasha" Nr.8

Tirane, Shqipëri

Tel: +355 4 53 53 000

Mobile:


Më skano:

Përshkrimi i kompanisë

Banka Credins është një nga Bankat me performancën më të lartë në Shqipëri, e njohur edhe si një nga bizneset më të mira në vend. Pozicioni i tyre në treg pasqyron në mënyrë të drejtpërdrejtë qëndrimin dhe shërbimin që u ofrojnë klientëve. “Ne flasim gjuhën tuaj” nuk është thjesht një slogan marketingu, është në të vërtetë qëndrimi i tyre ndaj nevojave të klientëve.

Përqasja novatore dhe bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve është ajo çka i dallon nga të tjerët. Bashkëpunimi i brendshëm, aftësitë profesionale dhe integriteti moral janë në thelb të kulturës së tyre. Ata punojnë fort dhe në mënyrë të palodhur për klientët e tyre, me qëllim për të ndërthurur risitë pa cenuar efikasitetin.

Punonjësit e tyre janë avantazhi kryesor konkurrues dhe në mënyrë që ata të përmbushim misionin e tyre, objektivi i brendshëm është krijimi i ekipeve të qëndrueshme të punës të përbëra nga individë tepër të talentuar.

Ata janë për t’u ofruar shërbimin më të mirë klientëve të tyre dhe për t’u siguruar partnerëve dhe aksionerëve, vijimësi dhe rritje të biznesit në përputhje me pritshmëritë dhe besimin e tyre.

Procesi i rekrutimit në Bankën Credins është një proces tepër i rëndësishëm, pasi njerëzit që punësojnë do të jenë çelësi për përmbushjen e misionit të tyre. Krahas njohurive dhe aftësive profesionale, të cilat janë të nevojshme për përmbushjen e secilit rol, ata janë në kërkim të cilësive të tjera për t’u ofruar klientëve një shërbim të shkëlqyer, për të përmbushur detyrimet e parashikuara në statutin e kompanisë dhe për të ruajtur avantazhin konkurrues që i karakterizon.

Produkte dhe Shërbime

Depozita, Kredi, Transferta, Pagesa, Karta, Platforme Elektronike, Ecommerce, Investime ne Ar, Kembime Valutore, Ceqe, Pension Vullnetar, Fond Investimesh

Video