Shërbimet Headhunting dhe Rekrutim
Ne ofrojmë shërbime të rekrutimit për t'iu përshtatur nevojave të kandidatëve dhe klientëve. “Kërkim & Përzgjedhje” është një shërbim i duapune.com që kërkon në mënyrë aktive kandidatët e duhur për organizatën tuaj; ne "kërkojmë" kandidatët e duhur dhe "zgjedhim" më të mirën (Më të mirët për më të mirët). Ne konsiderojmë burimet njerëzore si një element thelbësor në zhvillimin e një mjedisi biznesi të suksesshëm dhe konkurrues. duapune.com ofron një gamë të plotë të shërbimeve në mënyrë që të ndihmojë punëdhënësit për nevojat e rekrutimit të stafit. Shërbimet tona mbështesin të gjithë procesin e rekrutimit për plotësimin e stafit të përhershëm ose të përkohshëm, në të gjitha nivelet nga nivelet e ulta deri tek nivelet e larta dhe ato menaxheriale.
Databaza më e madhe e CV
Duke zotëruar databazën më të madhe të kandidatëve në Shqipëri, ne kryejmë shërbime të cilat përputhen me kërkesat tuaja të profilit, duke përfshirë: eksperiencën, përvojën e punësimit, aftësitë teknike dhe përshtatjen më të mirë dhe karakteristika të tjera të lidhura me punën. Një nga gjërat kryesore në çdo industri është të kesh informacion rreth tregut. Ekipi ynë vazhdimisht zhvillon inteligjencën e tregut në segmente specifike të tij, në kompani dhe individë, dhe është gjithashtu përgjegjës për mbajtjen e një baze të dhënash të detajuara. Aftësia dhe njohuria jonë strategjike e tregut na lejon të reduktojmë fushën në një listë të shkurtër kandidatësh.