Në ditët e sotme shumë njerëz nuk kanë mundësi të zgjedhin karrierën e tyre, të krijojnë një strategji që do t'i çojë ata në maksimizimin e talenteve, potencialeve dhe njohurive të tyre.
Që nga viti 2007 ne ofrojmë një këshillim profesional karriere për profesionistët dhe studentët e sapodiplomuar dhe qëllimi ynë është t'u sigurojmë atyre një udhërrëfyes për karrierë dhe strategji karriere për të qënë të suksesshëm.
Përfitimet e ndjekjes së sesioneve të Këshillimit të Karrierës:
- Ndërgjegjësimi mbi cilësitë dhe aftësitë vetjake
- Qartësia në planifikimin e karrierës dhe hapat e saj të përcaktuara
- Lehtësimi në komunikim dhe kërkim të punës
- Njohuri më të thella për tregun e punës dhe kompanitë