Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë Punët e ditës HOREKA Teknologji


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 99696

Sales and Marketing Manager

Tirane, Shqipëri 28-03-2025 edhe 15 ditë

Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni:
Specialist i Strategjisë Marketing
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
E larte 11+ vite)
Kërkohet foto:
Po
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
28-03-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Poziconi i punes; Sales and Marketing Manager

Te ofroje produkte dhe sherbimet e kompanise Selmani shpk: 

  • Fabrikave / te industrive te ndryshme
  • Ndertuesve te Veprave Civile dhe Industriale (Kontraktore ose Investitore)
  • Perpunuesve te Konstruksioneve prej Celiku
  • Institucioneve profesionale
  • Shitesve me shumice dhe pakice.

Detyrat

  • Takon klientet potenciale per t’i demostruar produktet dhe sherbimet, duke paraqitur mostrat e produkteve te kompanise
  • Regjistron te dhenat e porosive te mundshme, apo produkteve per te cilat klientet shprehin interes qofshin keto edhe produkte apo sherbime qe ende nuk merren persiper nga Kompania, dhe ia percjell stafit pergjegjes teknik.
  • Organizon kalendarin e vizitave dhe itenerarin e levizjeve ne funksion te nevojave te ndermarrjes, dhe ne bashkerendim me supervizorin, I cili miraton ne avancë planin javor te levizjeve.
  • Kerkon vazhdimisht gjate cdo udhetimi, identifikimin e zhvillimeve te reja ne fushen e punimeve qe kane lidhje me aktivitetin e kompanise, dhe perfshin kete informacion ne raportet periodike.
  • Diskuton me pjesen tjeter te stafit per menyra te reja te promovimit te produkteve, gjithmone duke lene gjurme me shkrim per idete apo metodologjite e reja qe mund te perdoren.
  • Raporton aktivitetin ditor, planet javore te punes, analizat mujore dhe vjetore.
  • Monitoron konkurencen duke mbledhur informacione ne kohe reale te cmimeve ne treg,produktet e reja, menyrat e shperndarjes, teknikat e marketingut, dhe I raporton me shkrim ne raportet periodike.
  • Koordinon dhe Adreson ankesat e klinteve, stafit menaxherial dhe teknik, duke evidentuar dhe raportuar problemin, dhe eventualisht jep rekomandime sygjerimeve per menaxhimin e kenaqesise se klientit ne dhenien e sherbimit/produktit.
  • Siguron te dhena historike nga mbajtja e shenimeve ne zone, dhe i pasqyron ne tabela , te cilat integrohen ne Tabelen Vjetore
  • Regjistron te dhenat e cdo subjekti te ri / kontakti te krijuar, ne bazen e te dhenave.
  • Perditeson listen e Kontakteve te krijuar ne vijimesi dhe ne funksion te zhvillimeve te patura
  • Perditeson faqet sociale te kompanise. (Facebook)
  • Te mbaje kontakt me klientet e huaj.

Kualifikimet

  • Eksperience ne Shitje
  • Eksperience ne Marketing
  • Te mund te levize jashte Tiranes.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV ne adresen e e-mailit:
[email protected]

Whatsapp; 0682013326


Video


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.selmanishpk.com.al


SELMANI SHPK

SELMANI IMP-EXP sh.p.k, është një shoqëri e themeluar në 1994. Aktiviteti i saj fillestar ka qenë tregtimi me shumicë i materialeve të ndërtimit.

Katër vite eksperiencë mjaftuan për të ndërmarrë një hap të guximshëm. Në vitin 1998, u realizua investimi i parë në këtë sektor, ndërtimi i Impiantit të Zinkimit në të Nxehtë. Ky i fundit u pasua nga ndërtimi i një impianti te dyte në vitin 2000, si dhe mjaft investime të tjera në teknologji dhe në strukturën e brendëshme të ndermarrjes.

Prej 15 vjetësh Selmani shpk ofron shërbimin e zinkimit në të nxehtë sipas standardit EN1461 dhe depozita të zinkuara dhe inoksi per perdorim civil e industrial. Gjithashtu Selmani shpk prodhon konstruksione metalike si psh:

- zgara,
- rrethime e porta industriale,
- suporte për sinjalistikë rrugore,
- konstruksione për shtyllat e tensionit të lartë, shtylla ndricimi, rrjetit GSM
- Platforma sherbimi
- Shkalle industriale,
- etj.

Shoqëria SELMANI IMP-EXP sh.p.k përmbush standardet dhe kushtet për të konkurruar në tregjet më të mëdha europiane. Me një staf të kualifikuar, me eksperience, dhe te orientuar drejt shërbimeve profesionale, SELMANI sh.p.k , garanton shërbime të standarteve të larta, me një konstante që pak kompani e garantojnë.


INFORMACIONE KONTAKTI