"B.M" Group është një kompani distribucioni e konsoliduar në treg, e cila ofron produkte cilësore kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian. Kompania ka organizuar rrjetin e saj të distribucionit në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ka zgjeruar aktivitetin në rajon dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me partnerë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Greqi, Slloveni, Angli dhe SHBA. Për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë, jemi në kërkim të një profesionisti të motivuar për pozicionin:
Drejtor Finance
Pergjegjes per drejtimin dhe mbikeqyrjen e te gjitha proceseve financiare, kontabel dhe fiskale te kompanise, duke siguruar menaxhim efektiv te burimeve financiare, kontroll te kostove, optimizim te flukseve monetare dhe saktesi ne raportimin financiar.
Ne bashkepunim me Drejtorin e Pergjithshem dhe drejtuesit e departamenteve, pozicioni kontribuon ne percaktimin e strategjise financiare, planifikimin buxhetor dhe marrjen e vendimeve qe mbeshtesin rentabilitetin, likuiditetin dhe zhvillimin e qendrueshem te kompanise. Ben monitorimin e marzheve te fitimit, kostos se mallrave, levizjeve te stokut, kreditimit te klienteve, detyrimeve ndaj furnitoreve dhe eficiences financiare te operacioneve
Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen [email protected].
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
© DUAPUNE. Të gjitha të drejtat e autorit, të drejtat mbi bazën e të dhënave dhe të drejtat e tjera të pronësisë intelektuale mbi këtë publikim, strukturën dhe paraqitjen e tij janë të rezervuara. Ndalohet kopjimi, nxjerrja, ripublikimi, agregimi ose përdorimi tregtar pa autorizimin paraprak me shkrim të DUAPUNE.
Abonohu për këtë kategori dhe ne do të të njoftojmë kur të ketë vende të reja pune që përputhen me interesat e tua.
Abonohu për këtë kategori puneShoqeria “B.M” SHPK e zhvillon biznesin e saj nepermjet shperndarjes dhe tregtimit te produkteve ushqimore; shumice dhe pakice, export-import, etj.
Adresa: Industrial Park, Rruga Egnatia, Kashar, Tiranë