Trajnim dhe edukim

Trajnim dhe edukim

Tregtia elektronike, cikli i trajnimeve për të siguruar më shumë shitje

BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla (ASB) në bashkëpunim me Shoqaten e TIK (AITA) dhe Agjensinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), me financim të Norvegjisë, si pjesë e EBRD Small Business Impact Fund, organizuan një cikël trajnimesh në fushën e “Tregtisë Elektronike”.

Cikli i trajnimeve në fushën e tregtisë elektronike u zhvillua me kompani NVM të përzgjedhura nga procesi i aplikimit. Fillimisht forma e kontaktit u shpërnda në 6000 kompani, u plotësua nga 88 kompani që shprehën interes për pjesëmarrje dhe nga kjo listë u përzgjodhën 29 kompani për të vazhduar trajnimin. Kompanitë duhet të plotësonin disa kushte të lidhura me industrinë, numrin e punonjësve, planet në lidhje me dixhitalizimin dhe tregtinë elektronike, etj.

Objektivi kryesor i nismave të tilla është ndërgjegjësimi i NVM-ve për rëndësinë e tregtisë elektronike në përmirësimin ose transformimin e proceseve të biznesit, në rritjen e efikasitetit të punës dhe shitjeve, si dhe në ndërgjegjësimin e këtyre biznesve mbi gatishmërinë që duhet të kenë për të përballuar sfidat e së ardhmes dhe konkurrueshmërinë në rritje për shkak të zhvillimeve në fushën e shitjeve online.Si rrjedhojë, u mundësua organizimi online, sipas datave të planifikuara, i një cikli prej 7 seminaresh online mbi Tregtinë Elektronike me këto tema:

  1. Prezantim i partnerëve, i pjesëmarrësve dhe i punës praktike
  2. Tregtia elektronike dhe inovacioni. Ndikimi legjislativ dhe organizativ.
  3. Si të ndërtosh një dyqan online? Infrastruktura dhe Siguria.
  4. Marketingu dhe Promocioni
  5. Sistemi i Pagesave në Tregtinë Elektronike
  6. Kanalet e shitjes, aftesia dixhitale dhe shpërndarjes.
  7. Prezantim i detyrave të kursit të zhvilluara nga kompanitë pjesëmarrëse.

Gjatë sesioneve të realizuara, 7 ishin trajnerët kryesore:

  • Dritan Mezini -AITA/duapune.com
  • Gerti Boshnjaku – New Media Group/Business Magazine
  • Gjergji Guri – Themelues dhe Administrator i Facilization
  • Tomi Kallanxhi – Themelues i Big Media Expert
  • Idlir Ahmati – Administrator i Paysera Albania
  • Erion Nako – Administrator i SDA nga PROTIK / Administrator i PROTIK
  • Afrim Osmani- Themelues dhe Administrator i Akademise GEA

Trajnerë të tjerë dhe përfaqësues nga kompanitë më me eksperiencë në fushën e e-Commerce
ishin gjithashtu të ftuar të ndanin njohuritë dhe sukseset e tyre në botën e tregtisë elektronike.