Postuar më: May 29, 2020
Nevoja e dyanshme, si nga punëkërkuesit dhe punëmarrësit, për të punuar online gjatë pandemisë Covid19, bëri që kjo mënyrë e të punuarit të aplikohej në masë të gjerë për një periudhë 3 mujore. Kjo përvojë ka sjellë një risi në mentalitetin e mënyrës së të punuarit. Edhe pse po përjetojmë një situatë normalizimi kërkesa dhe dëshira për të punuar online vazhdon të jetë e lartë. Kjo gjë reflektohet edhe në pyetësorin e zhvilluar së fundmi nga duapune.com mbi mundësitë e të punuarit online. 59.9% e të pyeturve, megjithëse nuk kanë patur eksperienca të mëparshme, dëshirojnë të punojnë online dhe 28.5% punojnë aktualisht në distancë ose nga shtëpia. Punoni Online ose në distancë ?
Nevoja për të punuar online edhe pse ishte një sfidë e re për shumë biznese, sa i përket menaxhimit të burimeve njerëzore në distancë, mesa duket ka rezultuar efikase për sa kohë punët online janë ende të kërkuara dhe po krijohen profile të reja pune ditë pas dite. Nga ana tjetër edhe punëkërkuesit nisur dhe nga përgjigjet e këtij pyetësori (në lidhje me pyetjen “Çfarë lloj pune mund të bëni online?”) përtej profesionit dhe aftësive të tyre janë të gatshëm të kryejnë çfarëdolloj pune online. Çfarë vihet re nga të dhënat e pyetësorit është se pjesëmarrësit janë 57.7% e tyre me arsim të lartë (Niveli Master) dhe 59.5% e tyre janë në kërkim të një pune më të mirë, pavarësisht faktit se 46.5% janë aktualisht të punësuar. Dëshira për të punuar online mesa duket është më e lartë tek femrat. 75.4% e pjesëmarrësve në këtë pyetësor i përkasin gjinisë femërore dhe 64.4% e të pjesëmarrësve i përkasin moshës 20-30 vjeç. Megjithëse 47.2% e tyre janë të papunësuar, 95% e pjesëmarrësve në këtë pyetësor, kanë shprehur dëshirën për të qenë të përditësuar në lidhje me të gjitha mundësitë e punësimit nga duapune.com. Na ndiqni për të rejat më të fundit në Linkedin, Facebook, Instagram apo në duapune.com. Këtu mund të gjeni disa Punë Online të momentit. "Miku juaj për punë dhe karrierë" – duapune.com