
Një horoskop karriere mund të mos jetë mënyra më e besueshme ose logjike për të gjetur një vend pune, por për ata që i besojnë mund të jetë një pikënisje e dobishme për të reflektuar mbi personalitetin e tyre dhe për të arritur atë që synojnë në karrierë. Ndaj ju ftojmë të njiheni me 12 shenjat e zodiakut dhe disa nga tiparet kryesore të personalitetit të tyre në karrierë.
Dashi (21 Mars - 19 Prill)
Disa tipare të personalitetit:
- Shumë konkurrues/e
- Guximtar/e
- Lider
- Intuitiv/e
- I/e pa duruar
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Menaxher/e
- Pronar/e ose sipërmarrës/e biznesi
- Oficer/e policie
- Një rol në departamentin e burimeve njerëzore
Demi (20 Prill - 20 maj)
Disa tipare të personalitetit:
- I/e organizuar
- Pëlqen stabilitetin dhe rutinën
- Produktiv/e
- I/e vëmëndshëm/e ndaj detajeve
- Vlerëson estetikën
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Këshilltar/e financiar/e
- Llogaritar/e
- Arkitekt/e
- Projektues/e
Binjakët (21 maj - 20 qershor)
Disa tipare të personalitetit:
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi
- Imagjinues/e
- I/e shoqërueshëm/e
- Kureshtar/e
- Refuzon strukturën e tepërt dhe rutinën
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Mësues/e
- Folës publik
- Politikan/e
- I /e vetëpunësuar
Gaforrja (21 qershor - 22 korrik)
Disa tipare të personalitetit:
- I/e ndjeshëm/e
- I/e dashur
- Altruist/e
- Ecën përpara duke pasur një pikësynim
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Punonjës/e shëndetësor
- Mësues/e
- Punonjës/e i/e kujdesit për fëmijë
- Sipërmarrës/e social/e
Luani (23 korrik - 22 Gusht)
Disa tipare të personalitetit:
- Do të jetë në qendër të vëmendjes
- Shumë krijues/e
- Ka ego për të ecur përpara
- Bujar/e
- Ndjenjë e fortë e krenarisë
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Senator/e
- CEO
- Muzikant/e
- Aktor/e
Virgjëresha(23 gusht - 22 shtator)
Disa tipare të personalitetit:
- I/e organizuar
- I/e orientuar drejt detajeve
- E do punën
- Perfeksionist/e
- Jo një udhëheqës instinktiv/e
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Shkrimtar/e
- Redaktor/e
- Studiues/e shkencor/e
- Punonjës/e shëndetësor/e
Peshorja (23 Shtator - 22 Tetor)
Disa tipare të personalitetit:
- Sharmant/e
- I/e aftë
- I/e pasionuar
- Ka interes të gjerë
- Aftësi të forta bindëse
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Muzikant/e
- Rregjisor/e
- Avokat/e
- Zyrtar/e qeveritar/e
Akrepi(23 tetor - 21 nëntor)
Disa tipare të personalitetit:
- Ruan sekretet
- Mendjehapur
- Bindës/e
- I/e vendosur
- Idealist/e
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Kirurg/e
- Terapist/e
- Menaxhim
- Zyrtar/e i/e lartë financiar/e
Shigjetari (22 nëntor - 21 dhjetor)
Disa tipare të personalitetit:
- Aventurier/e
- Kërkon sfida të reja
- Shijon jetën
- Kërkon ndryshim
- I/e dhembshur me të tjerët
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Mësues/e
- Pilot/e
- Operator/e turistik/e
- Gazetar/e terreni
Bricjapi (22 dhjetor - 19 janar)
Disa tipare të personalitetit:
- Etikë e fortë e punës
- Vullnet i mirë
- Merr përgjegjësi
- Pragmatik/e
- I/e orientuar drejt stabilitetit
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Inxhinier/e
- Menaxher/e
- Administrator/e
- Arkitekt/e
Ujori(20 janar - 18 shkurt)
Disa tipare të personalitetit:
- Kureshtar/e
- Intelektual/e
- Ka progres
- Inovativ/e
- Përqendrohet në gjëra me vlerë
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Analist/e sistemesh
- Sipërmarrës/e
- Fotograf/e
- Dizejnues Grafik
Peshqit (19 shkurt - 20 Mars)
Disa tipare të personalitetit:
- Imagjinues/e
- I/e vëmendshëm/e
- Shumë empatik/e
- Aftësia për t'u lidhur me të tjerët
- Vlerëson vlerat sesa përfitimin financiar
Disa nga profesionet që i përshtaten:
- Terapist/e
- Psikolog/e
- Mjek/e
- Artist/e
"Miku juaj për punë dhe karrierë" -
duapune.com