Punëkërkues

Punëkërkues Covid 19

6 gjërat që mund të bëni për të siguruar punën tuaj gjatë kohërave të pasigurta

Pandemia e koronavirusit e ka kthyer botën përmbys. Edhe pse jemi në post karantinë dhe po përpiqemi t’i kthehemi normalitetit, ankthi dhe frika po na shoqëron çdo ditë për një largim nga puna. Por, profesionistët e burimeve njerëzore kanë disa këshilla që ju mund t’i ndiqni, për të mos humbur punën që keni dhe të shkëlqeni edhe gjatë periudhave të vështira. Sigurisht, nuk ka garanci, por duke ndërmarrë këto hapa, do të bëheni një kandidat më tërheqës edhe në rast se po kërkoni diçka të re.   Ju njohim me gjashtë këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të rritni sigurinë e të qenit të punësuar  gjatë kohërave të pasigurta, sipas profesionistëve të burimeve njerëzore:
  1. Jini efikas, të adaptueshëm, fleksibël dhe më të matur
Këto janë katër aftësi që kompanitë vlerësojnë më së shumti, pavarësisht nga roli i punës. Për të qenë në gjendje të trajtoni sfidat e këtyre kohërave të tanishme, ju duhet të jeni në gjendje të demonstroni: Rezistencë: Ringritje në kohë të vështira Përshtatshmëri: Përshtatuni në mjediset e reja ku ruhet distanca Fleksibilitet: Të jesh i aftë dhe i gatshëm në çdo kohë Vetëkontroll: Të jesh i respektueshëm, i matur dhe komunikues me kolegët
  1. Jini kreativ
Sillni ide të reja për të ndihmuar kompaninë tuaj të përballojë pengesat e paparashikuara aktuale dhe atyre që janë ende përpara. Kur industri të tëra shohin që mënyra e tyre për të bërë biznes nuk funksionon, është koha për të rishkruar të gjitha mënyrat se si duhet të bëhen gjërat. E vetmja ide e keqe është të mos kesh ide fare. Padyshim që në të ardhmen, njerëzit do vlerësohen më shumë për kreativitetin dhe zgjidhjen krijuese të problemeve. Ata njerëz që mund të mendojnë ndryshe për një sfidë dhe që sjellin zgjidhje kreative do të kërkohen shumë. Tani më shumë se kurrë, punëdhënësit kërkojnë njerëz që mund të forcojnë pikat e tyre të dobta.
  1. Bëhuni “nxënës” gjatë gjithë jetës
Edhe para pandemisë globale, gjithmonë është kërkuar "ndonjë aftësi ndryshe e marketingut, taktikë e re shitjesh, apo ndonjë metodë e re për të zotëruar teknologjinë. Ndërsa bota ndryshon, për shkak pandemie ose jo, ne duhet të adaptohemi dhe të jemi “nxënës” përgjatë gjithë jetës. Të mësojmë shpejt dhe të reagojmë shpejt.
  1. Aftësia për të realizuar detyra të vështira, pa ndihmën e dikujt
Nëse me parë të paturit e një vizioni strategjik ishte aftësia më e rëndësishme që mund t'i ofronit punëdhënësve, tani punëdhënësit kanë nevojë për punonjës të orientuar drejt zgjidhjeve dhe ekzekutimeve. Situatat perfekte për punëdhënësit janë ato në të cilat punonjësi zgjidh problemet dhe ndërmerr sfidat individualisht. Ajo që kompanitë kanë nevojë, ndërsa adoptohen me modele të reja biznesi janë punonjësit që "mund t'i kryejnë gjërat shpejt”.  Ata që do të kenë sukses tani janë "punëtorët me durimin më të madh". Tani më shumë se kurrë, ata njerëz që kanë vendosmëri dhe përkushtim do të dallohen nga konkurrentët e tyre.
  1. Ndiqni network-un
Pavarësisht nëse po kërkoni mundësi të reja apo jo, zgjerimi i netëork-ut është një aftësi e vlefshme për t'u zhvilluar, veçanërisht në kohë pasigurie. Sugjerohet të merrni pjesë në ëebinare, kafe virtuale me bashkëpunëtorët tuaj dhe me ish-kolegët tuaj. Gjithashtu, mund të jetë koha që ju të ndihmoni të tjerët kur ata humbin vendin e punës dhe të bëheni i njohur mes kolegëve dhe miqve si një person pozitiv dhe mbështetës.
  1. Tregohuni empatikë ndaj gjithçkaje që bëni
Aftësitë e buta siç është empatia janë shumë të kërkuara nga punëdhënësit. Duke qenë empatik, ju jo vetëm do të bëni të ndjehen mirë ata që janë  pranë jush, por me shumë të ngjarë do të mbani punën tuaj shumë gjatë. Sipas punëdhënsëve: "Kandidatët empatikë janë ata që ne shohim vazhdimisht duke u ngritur në krye dhe me të cilët në përgjithësi, është një privilegj i vërtetë të punosh." Është e natyrshme të dëshironi stabilitet dhe siguri në jetën e përditshme. Ndërsa nuk ka garanci për asgjë në botën ku jetojmë, ne mendojmë se këto këshilla të paktën do t'ju ndihmojnë të forconi pozicionin tuaj aktual brenda kompanisë dhe të forconi aftësitë tuaja për të qenë të suksesshëm edhe në mjedise të reja.    "Miku juaj për punë dhe karrierë" - duapune.com