Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Publikime dhe njoftime

Trajnimi i gjashte i HR Academy

Kemi kënaqësine t`ju informojmë se duapune.com, vazhdon të realizojë me sukses trajnimet e  Burimeve Njerëzore për këtë vit. Pas mbylljes së suksesshme të trajnimit të pestë vazhdon me trajnimin e fundit në dt. 10 Nëntor 2023 me temën „Teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale në Burimet Njerëzore“.

 

Tematikat e këtij trajnimi janë si më poshtë: 

·         Sistemet e Informacionit të BNJ (HRIS)

·         Rekrutimi digjital I bazuar ne AI

·         HR Analytics and Big data

·         Menaxhimi i performancës bazuar ne AI

·         Siguria dhe privatësia e të dhënave

 


Ky trajnim do të zhvillohet nga Dritan Mezini, sipërmarrës, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com.

Me një përvojë të pasur mbi 27 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertizë të plotë në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve, si dhe të burimeve njerëzore.

Për cdo informacion tjetër të nevojshëm ose për t’u regjistruar mund të kontaktoni në këtë e-mail [email protected] si dhe në numrin e telefonit 0692031583.