Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Të përgjithshme

Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans

Semestër pas semestri, fundi i studimeve tuaja po afron! Çfarë do të vijë më pas? A keni ndonjë plan të madh për fillimin e karrierës tuaj? Apo jeni akoma të pasigurt se cilën rrugë të zgjidhni? Po ju mungon hapi i fundit; këtë hap të fundit që do të ndërmerrni midis të qënit student dhe të punësuarit zyrtarisht; ndërmjet provimeve përfundimtare dhe projekteve; universitetit tuaj dhe gjithë botës?

A jeni gati të ndërmerrni këtë hap që do të ju ndryshojë jetën dhe të bëni një praktikë profesionale në Gjermani?

Gjatë 20 viteve të fundit, ne kemi mbështetur më shumë se 1 000 studentë dhe të rinj të diplomuar në këtë rrugë. Secili prej tyre ka kaluar tre deri në gjashtë muaj në një nga kompanitë lider gjermane, ku në fund patën mundësinë të zgjerojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve, ti zbatojnë ata në praktikë dhe të zbulojnë se çfarë do të dëshironin të bëjnë në jetë.

Studentët e gjeneratës së ardhshme të cilët do të jenë përfitues të bursave tona do të fillojnë praktikat e tyre më 1 Korrik 2024.

Aplikoni për bursë në Internship Programme of German Business for the Countries of the Western Balkans. Ja vlen vërtet!

Kush mund të aplikojë?

  • Studentët e nivelit Bachelor të cilët janë të paktën në semestrin e 5-të gjatë aplikimit
  •  Studentët e nivelit Master
  • Studentët e nivelit PhD
  • Studenët që janë diplomuar pas datës 1 janar 2023
  • Jo më të mëdhenj se 28 vjeç
  • Internshipet ofrohen në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit, inxhinierisë, shkencës kompjuterike, të drejtës tregtare, gazetarisë, bujqësisë, biologjisë dhe kimisë
  • Kandidat me një zotërim shumë të mirë të gjuhës angleze dhe/ose gjermane

Si të aplikoni?

Ju mund të aplikoni online përmes faqes sonë të internetit nga 1 tetori 2023 deri më 15 nëntor 2023:

www.stipendienprogramm.org

Mësoni më shumë rreth Programit të Praktikës së Biznesit Gjerman dhe procedurës së aplikimit këtu.

Cilat janë përfitimet prej programit?

Përveç mbështetjes financiare, Programi ynë i Praktikës ju udhëzon nëpër të gjitha hapat organizative dhe administrative para dhe gjatë qëndrimit tuaj në Gjermani.

  • Takime përgatitore në vendin tuaj
  • Organizimi i vizës dhe leja e punës nga Programi 
  • Mbështetje për gjetjen e një strehimi në Gjermani
  • Biletë fluturimi për në Gjermani dhe në shtëpi 
  • Javën e parë prezantuese në Berlin (organizimi, akomodimi, marrëveshjet e udhëtimit)
  • Biletat e trenit nga Berlini në qytetin tuaj të internshipit
  • Bursa mujore prej 400 EUR
  • Kosto të mbuluara për akomodimin dhe sigurimet shëndetësore ose pagesë nga kompania
  • Takim me gjeneratën tuaj në mes të periudhës së praktikës në Gjermani (organizimi, akomodimi, udhëtimi mbulohen nga programi)

 

Përfitimi më i vlefshëm i Programit është ajo që mbetet me ju pas ditës tuaj të fundit të punës në Gjermani. Përdorni mundësinë tuaj dhe bëhuni anëtar i Klubit tonë rajonal aktiv të Alumni të Programit kur të ktheheni në Shqipëri.

Klubi ynë i Alumni ju ofron mundësinë për të marrë pjesë në konferenca, punëtori dhe seminare në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duke filluar nga aktivitetet teambuilding, deri te rrjetet profesionale me punëdhënësit në vendin tuaj - Alumni Club është atje për t'ju ndihmuar të zgjeroni njohuritë dhe të përmirësoni aftësitë që keni fituar gjatë stazhit, me njerëz me mendje të njëjtë në qytetin tuaj të lindjes dhe të gjitha vendet e programit. Për t'u informuar më shumë rreth aktiviteteve të tyre, shikoni blogun në faqen tonë të internetit. Këtu mund të lexoni edhe historitë e bursistëve që janë në Gjermani pikërisht në këtë moment. Nëse mendoni se kjo mundësi për zhvillimin tuaj vjen vetëm një herë në jetë, atëherë klikoni "Apliko"!

"Është një eksperiecë e mrekullueshme dhe unë jam krenar që jam pjesë e programit për internshipe nga German Business. Si një intern në një kompani të madhe unë po mësoj teknologji dhe aftësi për ti dhënë zgjidhje sa më të mira problemeve. Të jetosh në Gjermani është sfiduese por ia vlen do të thoja unë. Gjatë kësaj kohe kam udhëtuar dhe kam parë kulturën vendase, gjithashtu kam njohur njerëz të rinj dhe krijuar kontakte me ata në aspektin profesional.“

Daniel Perroj, Robert Bosch Thermotechnik, Gjenerata 2023

 

2024 Internship Programme Infographic Region.jpg

2024 QR codes Region.jpg