Këshillimi i karrierës

Këshillimi i karrierës Të përgjithshme

Bill Gates këshillon të rinjtë: “Jeta nuk është vetëm punë…”

Së fundmi, miliarderi Bill Gates është shprehur se do të donte të arrinte të balanconte më mirë marrëdhëniet e punes me jetën e tij. Ai tha se e kuptoi që jeta nuk është vetëm punë kur u bë baba. Gates u tha të diplomuarve të Universitetit të Arizonës Veriore në një fjalim këto fjalë: “Kur isha në moshën tuaj, nuk besoja tek pushimet. Unë nuk besoja tek fundjavat. I shtyja të gjithë rreth meje të punonin me orë të gjata. Mos e quani veten dembel nëse i jepni kohë vetes për të pushuar.”

Gates tha se në ditët e para të Microsoft ai nuk e kuptonte rëndësinë e një ekuilibri punë-jetë dhe mbante shënim vazhdimisht se cilët punonjës largoheshin më herët ose qëndronin më vonë nga dritarja e zyrës së tij.

“Mos prisni aq gjatë sa unë për të mësuar këtë gjë. Merrni kohë për të ushqyer marrëdhëniet tuaja, për të festuar sukseset tuaja dhe për t’u rikuperuar nga humbjet tuaja. Merrni një pushim kur të keni nevojë. 

 

https://www.businessinsider.com/bill-gates-wishes-he-knew-more-to-life-than-work-2023-5