Horoskopi i karrierës

Akrepi - Top 10 Profesionet

Horoskopi i karrierës

Brilante dhe punetore, Akrepi eshte shenja me intensive nga te gjitha shenjat e zodiakut. Ata preferojne nje mjedis pune te qete, jo shperqendrues dhe nuk pershtaten me nje pune qe ka lidhje me publikun apo qe ben qe Akrepet te bien ne sy. Jane te motivuar nga aftesia e tyre per te realizuar nje pune te mire dhe nga reputacioni i mire. Kjo shenje e zodiakut eshte e perkushtuar ne ate cfare ben, po ashtu ata i bejne gjerat sipas menyres se tyre.

Cilat profesione i pershtaten me shume Akrepit?

1. Kimist

Akrepi përshtatet në mënyrë ideale në punët shkencore që zakonisht të tjerët nuk i preferojnë. Ata janë mjaft kuriozë aq sa përpiqen të gjejnë një reagim të ri ose të sfidojnë teoritë e vendosura. Akrepi ka prirje për punë kërkimore që përputhen me cilësitë e nevojshme në këtë profesion.

2. Detektivë

Akrepët nga vetë natyra janë individë kuriozë që duan të zbulojnë sekrete por vlerësojnë privatësinë e tyre. Kjo për sa i përket një individi që është i mirë në zbulimin e gjërave të çmendura që të tjerët duan të fshehin. Akrepi është gjithashtu i shkëlqyeshëm në punën si detektiv dhe në vëzhgimin në heshtje të njerëzve dhe aktiviteteve të tyre. Ata janë studiues të shkëlqyeshëm dhe nuk do të dorëzohen derisa të kenë të gjitha faktet.

3. Psikiatër

Mundësia për të dëgjuar sekretet e klientëve të panumërt dhe për të ndihmuar në zbulimin e çështjeve të tyre është lloji i jetës që Akrepët shijojnë. Ekzaminimi i detajeve dhe ndjekja e rrugës për në psikikën e dikujt jo vetëm që do ta mbajë Akrepët të angazhuar, por edhe do t’i japë atyre një sukses të jashtëzakonshëm.

4. Farmacist

Akrepët janë ambiciozë dhe punëtorë. Dhe ndërsa ky profesion kërkon edukimin e nevojshëm dhe preçizion, përshtatet më së miri te Akrepët falë qëndresës dhe guximit të tyre. Ata mund të ndërthurin aftësitë shkencore me aftësitë e njerëzve dhe sërish do të duan kohë për të punuar vetëm.

5. Studiues

Akrepët mund t'i gjeni duke punuar me zell në laboratorë shkencorë, duke bërë kërkime për industri private dhe agjensi shtetërore. Ata pëlqejnë të ekzaminojnë problemin dhe të shfaqen me kritere se si mund të evolojnë dhe të shfaqin rezultatet. Dhe duke qënë se ata duan të jenë më të mirët, ata janë mjaft të motivuar për të gjetur kurën e një sëmundjeje, zgjidhjen përfundimtare për të humbur peshë, ose një mënyre të re për të kontrolluar lindjen.

6. Kirurg

Natyra e Akrepit është intensive dhe e nxitur. Me durimin e tyre të provuar dhe dëshirën për të shkëlqyer, ata përfundojnë si kirurgë të shquar me një reputacion të shkëlqyer në sallën e operacionit. Fuqia e tyre e brendshme dhe këmbengulja i lejon ata të qëndrojnë me kokën lartë edhe kur duket sikur diçka nuk shkoi siç duhet.

7. Burimet Njerëzore

Kjo karrierë kërkon hulumtimin e planeve të ndërlikuara shëndetësore, duke mbajtur të dhënat e punonjësve të përditësuara dhe duke plotësuar nevojat komplekse të punonjësve. Kjo gjë nuk përbën asnjë problem për këtë shenjë pasi Akrepët karakterizohen nga aftësia për t'i dhënë përparësi dhe për të menaxhuar shumë detyra lehtësisht.

8. Auditues

Ky është një profesion tjetër ku saktësia dhe qëndrueshmëria janë shtyllat e suksesit. Po ashtu kjo karrierë kërkon vëmendje për detaje, si dhe aftësinë për t'u ulur me orë të tëra për të renditur të dhënat. Komunikimi i besueshëm, efektiv dhe aftësia për të marrë vendime të pavarura janë aftësitë kryesore për të cilat Akrepët shquhen.

9. Terapist Seksi

Nga të gjitha shenjat e Zodiakut, Akrepi është zgjedhja e qartë për të punuar me njerëz që kanë probleme me mosfunksionimin në dhomën e gjumit. Komunikimi i sekreteve të vogla, fantazitë seksuale dhe detajet e tjera intime nuk e pengojnë Akrepin te kryeje punen ne mneyre profesionale. Asgjë nuk është shumë tronditëse për këtë personalitet. Ata përkushtohen për të gjetur zgjidhjen dhe ndihmojnë klientët e tyre për të bërë ndryshime apo për të zgjidhur problemet.

10. Hipnotizues

Akrepit i pëlqen të jetë në kontroll të gjërave dhe magjepset nga e panjohura. Në këtë profesion ata punojnë me klientë që shfaqin zakone të këqija, duke bërë sugjerime hipnotike të cilat janë të dobishme në trajtimin e këtyre problemeve. Disa njerëz kërkojnë të kujtojnë të shkuarën ose kujtimet e fshehura. Akrepi është mjeshtri i sekreteve dhe mendimeve të fshehura.