Postuar më: March 26, 2021
Si shenja më konkurruese e Zodiakut, ju pëlqen të jeni të parët, qoftë me një ide shumë të mirë apo thjesht të parët në zyrën tuaj. Dhe nuk është sekret që juve të shenjës së dashit ju pëlqen gjithmonë të fitoni dhe asgjë nuk ju ndalon të arrini atë që keni vendosur si objektiv për t'u arritur.
Kjo shenjë zjarri është e guximshme, ambicioze dhe mund të jetë e paduruar, por dashi e do gjithmonë një sfidë dhe zakonisht do të marri përsipër çdo situatë.
Thënë këto, cilat janë 10 profesionet më të përshtatshme të shenjës së dashit të cilat duhen konsideruar prej tyre?
Askush nuk pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes më shumë se ju dhe ju përpiqeni të kombinoni dashurinë tuaj për lojën me energjinë tuaj dhe entuziasmin, për ta kthyer atë në një karrierë me kohë të plotë. Ju jeni një udhëheqës i natyrshëm, kështu që kapiteni i ekipit është një pozicion logjik për këtë shenjë zjarri dhe është vendi ku shkëlqeni - duke marrë vlerësime nga shokët ndërsa drejtoni ekipin tuaj drejt fitores. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Trajner, CrossFit Instruktor, Bodybuilder, etj.
Saktësia dhe vendimet e shpejta e bëjnë Dashin të shkëlqejë si një mjek kirurg ose infermier. Ju nuk humbni aspak kohë për të marrë vendime dhe keni të qartë planin mbështetës për veprimet dhe zgjedhjet tuaja. Ju e pëlqeni sfidën e rregullimit të organit më të rëndësishëm në trup, dhe është lidershipi dhe karizma juaj ajo që i bën kolegët tuaj të kenë respekt. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Terapist Sportiv, Infermier Rehabilitimi, Terapist Profesional, etj.
Ju pëlqen të eksploroni, të bëni ngjitje, të dilni për gjueti dhe të merrni rreziqe që ju entuziazmojnë. Ju keni guximin të ndiqni shtigje të reja dhe një dhunti të mprehtë gazetaresk për të shprehur gjetjet tuaja. Ju nuk duhet ta keni problem të flisni për aventurat tuaja para një publiku. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Fotograf, Gazetar, Korrespondent i Ngjarjeve, Guidë, etj.
Fillimi i një biznesi nga vetë ju nuk është shumë tipike të ndodh. Ju jeni shumë të aftë në dhënien e ideve origjinale dhe më pas delegoni te të tjerët për t'i bërë ato realitet. Kurrë nuk do të keni mungesë entuziazmi ose imagjinatë. Ju jeni të aftë të frymëzoni një ekip të lartë të shitjeve për të tejkaluar qëllimet tuaja, duke ju dhënë (dhe atyre) një sukses të jashtëzakonshëm. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Grafik dizajner, Artizan, Zhvillues Aplikacionesh, etj.
Një karrierë në ushtri mund të ishte perfekte për ju. Ngjitja nëpër pozicionet si vartës mund të jetë sfiduese për ju, por të shkoni në misione, në tokë të huaj, për të ndihmuar në mbrojtjen e saj, nuk do të jetë problem për rezistencën tuaj të gatshme dhe të fortë. Profesione të tjera që përshtaten për ju: Avokat, Gjyqtar, Zyrtar Policie.
Pasi të keni mësuar tregun dhe të keni mbledhur një bazë solide klientësh me ambicien tuaj, ju mund të jeni një negociator lider për një firmë të madhe. Të nxitur nga paratë dhe financat, nuk do të keni mendje të kaloni orë shtesë për zhvillimin tuaj me trajnime dhe klasa në ekonomi apo menaxhim biznesi. Aftësitë e mira komunikuese ndërpersonale ju vendosin në qendër të fitimeve të larta të mundshme. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Inxhinier, Specialist i Kodimit, Kontabilist.
Në rastet kur llogaritet çdo sekondë, mund të mbështeteni te një Dash për të kryer dhe për të marrë vendime me ritëm të shpejtë. Të patrembur, të guximshëm dhe etik në marrëdhëniet me njerëzit që kanë nevojë për ndihmën tuaj. Ju jeni gjithashtu të palodhur në sigurimin e jetës për njerëzit tuaj të dashur. Në gjendje të përballoni rrezikun dhe situatat stresuese edhe në sfidat më rtë vështira apo strikte. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Oficer policie, Avokat, Lobist.
Një krijues natyral që mund të bëjë diçka nga asgjëja, dashi mund të jetë shumë i suksesshëm në çdo fushë të prodhimit nga muzika, filmi dhe radioja e deri te moda apo edhe softuerët kompjuterik. Inicimi, zhvillimi, koordinimi dhe mbikëqyrja e krijimit të një ideje për produktin përfundimtar ose rezultatin, i shkojnë për shtat shumë një dashi. Profesione të tjera që përshtaten: Artist, Stilist, Editues fotografish, Drejtues Artistik.
Shkathtësia, koordinimi i mirë dhe reagimi i shpejtë së bashku me forcën fizike të një Dashi janë disa nga kërkesat në këtë fushë. Ju keni mundësinë e punësimit në mjedise të ndryshme dhe të shumta si shpëtimi teknik, industriale, para-spitali ose reagimi taktik. Ekipet e reagimit ndaj emergjencave janë në dispozicion 24 orë në ditë dhe nuk do të ishte e pazakontë që Dashi energjik të vendosë një javë pune prej 50 deri në 60 orë. Profesione të tjera që përshtaten në këtë fushë përfshijnë: Infermier, Punëtor i Spitalit, Terapist, Veterinar, Oficer i Rojës Bregdetare.
Aftësitë tuaja konkurruese, të zgjidhjes së problemeve dhe vendimmarrjes vijnë në përdorim të mirë kur jeni duke u përpjekur të mposhtni konkurrencën dhe ta vini në dukje produktin tuaj. Me vetëbesim, dinamikë dhe këmbëngulës, ju natyrshëm zotëroni një entuziazëm për motivimin e njerëzve ndërsa ato ide të reja nga imagjinata juaj e pasur vazhdojnë të mahnitin edhe klientët më të mbërthyer.
Shenjat e tjera të HOROSKOPIT i gjeni këtu.