Postuar më: May 24, 2024
Ditën e djeshme u organizua aktiviteti për përurimin e rrugës në emër të Dritan Mezinit. Kjo iniciativë vlerëson arritjet e tij si qytetar i Tiranës, mbështetjen e madhe në sektorin publik dhe privat si dhe ekspertizën e ofruar në fushën e sipërmarrjes, transformimit dixhital, të tregtisë elektronike, menaxhimit të projekteve.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Erjon Veliaj, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Z. Fidel Ylli, familjarë, stafi i duapune.com si dhe të ftuar të tjerë shoqëri e tij. Rruga “Dritan Mezini” është e pozicionuar në hyrjen veriore të Kodrave të Liqenit, rrugë e cila lidh qytetin e Tiranës me parkun e liqenit, duke simbolizuar kështu mënyrën që Tani kishte zgjedhur të jetonte, midis inovacionit në qytet dhe natyrës e sportit.
Një fjalë e urtë thotë se njerëzit rrojnë aq sa kujtohen dhe kjo rrugë e bën të pavdekshëm Dritan Mezinin!
Le të jetë Emri i Tij një burim frymëzimi dhe shembulli i modelit të njeriut të së ardhmes.