Postuar më: May 15, 2024
Junior Achievement of Albania, një organizatë joqeveritare që kultivon shpirtin sipërmarrës tek të rinjtë shqiptarë, sot më datë 15 Maj organizoi FESTIVALI KOMBËTAR “SHOQËRITË SIPËRMARRËSE TË NXËNËSVE JUNIOR ACHIEVEMENT OF ALBANIA" ku ndau çmimet për shoqërinë më të mirë të vitit, si dhe për kategoritë e tjera të çmimeve pjesëmarrëse në Panair.
Një nga çmimet për pjesëmarrësit ishte dhe çmimi –“Dritan Mezini” Ndikimi në komunitet. Dritan Mezini ishte mbështetës i JAA që në krye të herës, mentori, këshilluesi, motivuesi i mijëra të rinjve nga çdo cep i Shqipërisë e çdokujt që ka punuar për JAA në vite!
Pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Festivalit të Sipërmarrjes GEN – E 2024 ishte dhe Ogerta Manastirliu - Ministre e Arsimit dhe Sportit, Dritan Mustafa - Drejtori Ekzekutiv –Tirana Bank dhe Michael Granoff – Kryetari i Bordit te AADF Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim.