Covid 19

Covid 19

Testimi i shpejte covid ne 6 pika ne Qendra Shendetesore ne Tirane

Nga Qendra Shëndetësore Nr.9, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se testimi i shpejtë ka nisur në 6 pika në Qendra Shëndetësore në Tiranë. Rezervimi për kryerjen e këtyre testimeve do të bëhet nga mjekët e familjes.

Sipas saj, “kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me regjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët, të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore”.

Për më shumë, vizitoni lidhjen:

https://businessmag.al/testimi-i-shpejte-hapen-6-pika-ne-tirane/