Postuar më: January 18, 2021
Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për të gjetur vaksinën e duhur kishte filluar që pa u përhapur pandemia dhe vazhdon të konkurrojë vendet në mbarë botën dhe kompanitë e institutet e kërkimit shkencor.
Kombet e Ballkanit janë përpjekur të marrin akses në vaksinat COVID-19 nga shumë kompani dhe programe, por shumica e kombeve në periferinë juglindore të Evropës janë ende duke pritur që vaksinat e tyre të para të mbërrijnë, pa ndonjë afat të caktuar për fillimin e grupeve të tyre të inokulimit kombëtar. Ndonëse Shqipëria ka marrë dozën e parë të vaksinave ende nuk është e qartë kur ajo mund të marrë pjesën tjetër dhe nga cilat kompani. Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar në SHBA për tu takuar me përfaqësuesit e kompanive të vaksinave. E paqartë mbetet edhe nëse këto takime dhanë ndonjë rezultat konkret, përveç “hapjes se kanalit te komunikimit” me Pfitzer-in. Kryeministri shqiptar nuk tregoi nëse siguroi vaksina prej tyre, sa vaksina, me cilin çmim dhe me cilin afat dorëzimi.
Rusia i ka ofruar qeverisë shqiptare mundësinë për të blerë vaksinën e saj kundër COVID-19, por... lexo >> KËTU <<