Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Kodi Punës: 83763

Drejtor Kantieri Durres

Durres, Shqipëri 11-12-2023 mbaron sot


Dërgoja një miku

Shënim: Adresat e emailit do të përdoren vetëm për dërgimin e kësaj pune.




Detaje të pozicionit

Kategoria e Punës / Profesioni: Tipi i punës: Eksperiencë: Kërkohet foto: Letër interesi:

Tjeter

Kohë e plote

---

Jo

Jo

Rroga minimale bruto: Rroga maksimale bruto: Data e përfundimit: Data e fillimit të punës: Numri i kandidatëve:  

---

---

11-12-2023

---

---


Përshkrimi

Progeen shpk është një shoqëri ndërtimi e cila operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si investitor dhe kontraktor kryesor. Vlerat kryesore të Progeen Sh.p.k janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt të sajin. Progeen Sh.p.k ndodhet me seli në adresën: Rr.”Shyqyri Berxolli”, Pallati. Intercosat, Nr. 36B, Tiranë, Shqipëri.

Pozicioni: Drejtor Kantieri/ Durrës

Departamenti: Teknik

Vendndodhja: Durrës

 Përmbledhja e Pozicionit: Drejtori i Kantierit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e zbatimit të projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbushë përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendimarrëse. Drejtuesi i Kantierit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë.


Detyrat

  • Përgatitja e planit të punës dhe grafikut të punimeve të detajuar në bashkëpunim me stafin Teknik në respektim të kërkesave të kontratës, specifikimeve teknike, planit të cilësisë dhe buxhetit të projektit;
  • Të vlerësojë fuqinë puntore, pajisjet, materialet dhe burimet e tjera që kërkohen për të siguruar që projekti të përfundoj në kohën, cilesinë e duhur dhe sipas grafikut të aprovuar të punimeve;
  • Mbikqyrja e punimeve ditore në object dhe monitorimi I progresit të punimeve;
  • Kontrolli i performancës së punonjësve të stafit të kantierit dhe nënkontraktorëve,
  • Të sigurojë dhe të interpretojë informacionin Teknik dhe financiar në shoqëri dhe jashtë saj në funksion të realizimit të projektit si dhe të zbatojë strategji dhe vlerësime për të reduktuar kostot;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për përgatitjen e dokumentacionit teknik ditor të objektit;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për sigurimin teknik të kantierit;
  • Verifikim i zbatimit të procedurës për kontrollin e cilësisë;
  • Përgatitje e korespondencave të ndryshme me zyrën qëndrore të shoqërisë, supervizorin dhe/ose investitorin;
  • Të kontrolloj dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore progresive të projektit, së bashku me dokumentacionin mbështetës të punimeve të realizuara, mbështetur në metodologjinë e zbatimit të shoqërisë;
  • Të kontrollojë dhe aprovojë përgatitjen e situacioneve mujore dhe progresive të nën-Kontraktorëve;
  • Të organizojë dhe të mbikqyrë rakordimin mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
  • Kontrolli i kohëshënuesit dhe listëpagesës mujore të stafit të kantierit; 
  • Monitorimi i zbatimit të kontratave të nënkontraktoreve që punojnë në kantier si prodhim, furnizime dhe shërbime; 

Kualifikimet

Edukimi: Diplomë Universitare dega Inxhinieri Ndërtimi;

Eksperienca:Eksperiencë pune 7-10 vite.

Aftësi të tjera:

  • Aftësi për të drejtuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat;
  • Komunikim shumë i mirë verbal dhe me shkrim për përgatitje raportesh;
  • Të ketë fleksibilitet lidhur me orarin e punës;
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MSPROJECT etj.);
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Përfitimet:

  • Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
  • Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
  • Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;

Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën: [email protected] (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit) ose nëpërmjet modulit të website.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.progeen.com


Progeen sh.p.k

Progeen shpk është nje shoqëri e re në fushën e ndërtimit. Stafi i kompanisë përbëhet nga profesionistë me përvojë të gjatë e të shkëlqyer në fushën e ndërtimit në vend. Vlerat kryesore të Progeen janë profesionalizmi dhe marrëdhënia solide e besueshmërisë me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj, duke i përfshirë në çdo hap të suksesit e arritjeve të saj. Progeen shpk operon në fushën e ndërtimit në vend edhe si kontraktor edhe si investitor në ndërtimin e godinave civile të banimit i përqendruar në Tiranë. Në 4 vjet Progeen ka zgjeruar portofolin e investimeve të saj në mënyrë shumë cilësore dhe në të njejtën kohë ka përfunduar me sukses kontrata të rëndesishme për palë të treta. Cilësia e lartë e ndërtimit është faktori kyç i suksesit të shoqërisë dhe elementi dallues në çdo projekt. Në këto vite shoqëria ka realizuar me sukses projekte si zhvillues, projektues dhe ndërtues.


INFORMACIONE KONTAKTI