TECHNICIAN DURRES
- Minimumi 3 vite përvojë pune si teknik/mekanik në servise të autorizuara ose të ngjashme.
- Aftësi të shkëlqyera teknike dhe diagnostikuese për automjetet moderne.

Për Kompanitë:
Nëse jeni një kompani dhe dëshironi të publikoni vende të lira pune, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je kompaniPër Punëkërkuesit:
Nëse jeni në kërkim të një pune dhe doni të informoheni për mundësitë e punësimit, klikoni më poshtë:
Kliko këtu nëse je punëkërkuesMektrin Motors Sh.p.k, prej 20 vitesh koncensionari më i madh në shqipëri. Përfaqësuesi zyrtar i markave premium Jaguar & Land Rover, Volvo Cars, VolvoTrucks, Renault Trucks dhe Volvo Penta eshte ne kerkim te " Technician".
Kryen diagnostikimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve sipas standardeve të prodhuesit.
Përdor pajisje dhe teknologji të avancuar për diagnostikim dhe rregullime teknike.
Raporton qartë problemet teknike dhe rekomandon zgjidhjet përkatëse.
Respekton standardet e sigurisë dhe cilësisë gjatë gjithë procesit të punës.
Plotëson dokumentacionin për secilin shërbim të kryer dhe bashkëpunon me Service Advisor për të informuar klientët.
Merr pjesë në trajnime dhe përditësime teknike të ofruara nga servisi ose prodhuesi.
Kontribuon në mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambientit të punës.
Minimumi 3 vite përvojë pune si teknik/mekanik në servise të autorizuara ose të ngjashme.
Aftësi të shkëlqyera teknike dhe diagnostikuese për automjetet moderne.
Njohuri mbi sistemet mekanike, elektrike dhe elektronike të automjeteve.
Zotërim i gjuhës angleze (në të folur dhe në lexim, për qëllime teknike).
Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.
Përdorim i mirë i pajisjeve të diagnostikimit dhe softuerëve përkatës.
Licenca teknike përkatëse ose certifikime profesionale (avantazh).
Per te aplikuar per kete pozicion pune duhet te dergoni CV-ne tuaj me subjekt "Technician " ne adresen e emailit: [email protected]
Adresa: Autostrada Durres-Tirane, KM 6, Durres
Per me shume info mbi Mektrin Motors vizitoni faqen tone www.mektrin.al ose na ndiqni ne rrjetet tona sociale
1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".
2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.
3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".
4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".
Mektrin Motors shpk eshte perfaqesuesi zyrtar ne Shqiperi per disa nga brandet me prestigjioze si Jaguar, Land Rover, Volvo Car, Volvo Trucks dhe Renault Trucks. Me nje eksperience shumevjecare ne treg, Mektrin Motors eshte lider per segmentin e automjeteve premium duke ofruar nje pakete te plote sherbimesh per klientet e saj, duke i mundesuar jo vetem makinen e tyre te endrrave,por edhe nje game te gjere sherbimesh pas shitjes. Oficinat e autorizuara, tekniket e specializuar, pjeset origjinale, garancia dhe shume sherbime te tjera e bejne Mektrin partnerin tuaj te sigurte. Mektrin eshte vendi ideal per te punuar pasi ofron nje ambjent miqesor dhe motivues, pakete shperblimi nga me konkurueset ne treg si dhe mundesi rritje profesionale.