Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Internship Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Punonjes Gjelberimi

Tirane, Shqipëri 12-05-2025 edhe 16 ditë

Tirane

AGIKONS
kërkon të punësojë:

PUNONJES GJELBERIMI

  • Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale.
  • Ambient pune miqësor dhe mbështetës.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
101335
Kategoria e Punës / Profesioni:
Tjetër
Tipi i punës:
Tjeter
Eksperiencë:
---
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
12-05-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

ATDG (Art and Tourism Development Group) , kompania pionere në nismat e turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit në Shqipëri dhe Kosovë. ATDG ka krijuar dhe administron destinacione të jashtëzakonshme hotelerie dhe resortesh elitare, si: Arka Art Hotel (Tiranë), Bougainville Bay Resort & SPA (Sarandë), Marea Resort (Qerret) dhe Mështekna (Brezovicë).
Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes së turizmit të përgjegjshëm dhe për të përcjellë një ndikim pozitiv kudo.
Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Arka Art Hotel është zgjedhja jote më e mirë.


Detyrat

  • Punonjësi i gjelberimit do të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe përmirësimin e hapësirave të gjelbëruara në hotelin tone.
  • Identifikimi i dëmtimeve të mundshme tek bimët dhe ndërmarrja e masave për parandalimin e sëmundjeve ose dëmtimin nga parazitët.

Kualifikimet

  • Eksperienca e mëparshme – Preferohet përvojë në punë të ngjashme, veçanërisht në kujdesin dhe mirëmbajtjen e peizazheve dhe ambienteve jashtë.
  • Njohuri të bimëve – Të ketë njohuri mbi llojet e bimëve, kërkesat e tyre për ujitje, dritë dhe kujdes.
  • Aftësi për punë fizike – Të jetë në gjendje të kryejë punë fizike, përfshirë gërmimin, mbjelljen dhe pastrimin e hapësirave jashtme.
  • Aftësi për përdorimin e veglave dhe pajisjeve – Të ketë njohuri dhe aftësi në përdorimin e veglave për gjelberimin, si thika, kositëse dhe makineri të tjera.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve – Të jetë në gjendje të identifikojë dhe të zgjidhë problemet që lidhen me bimët dhe ambientet jashtme.
  • Aftësi për punë në ekip – Të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me stafin e tjerë dhe të ndihmojë në çdo nevojë që mund të ketë ekipi.

Shënime


Përfitimet:

  • Paga konkurruese dhe mundësi rritje profesionale.
  • Ambient pune miqësor dhe mbështetës.

Te interesuarit te kontaktojne ne numer +355686480086

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e stafit tonë duke dërguar menjëherë aplikimin tuaj


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".


www.agikons.com


Agikons

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të mbështesim parimet tre-dimensionale: Përkushtimin, Disiplinën dhe Drejtimin.

Përvoja e AGIKONS SH.PK materializohet në mijëra shtëpi, dhjetëra hapësira tregtare, disa objekte arsimore dhe shëndetësore, dhjetëra kilometra tunele për rrugë dhe hidrocentrale, miliona metra kub gërmime toke dhe transport, qindra kilometra rrugë të të gjitha llojeve, dhjetëra parqe, qindra projekte arti urban, sheshe, bazenë, fasada arti, etj.


INFORMACIONE KONTAKTI