Punë part-time Punë nga shtëpia Kompanitë HOREKA Internship Punë jashtë vendit


Mendimi Juaj

Nëse keni mendime për të ndarë, ju lutemi na dërgoni komentet tuaja.
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.





Trego historinë tënde

Jeni të mirëpritur të na shkruani historinë tuaj të suksesit që keni realizuar duke përdorur portalin duapune.com
Ju lutemi plotësoni formën elektronike të mëposhtme:
Ju faleminderit.

Nëse dëshironi të merrni përgjigje, vendosni emailin tuaj në mesazh.



Mirëseerdhët në duapune.com



Specialist/e Menaxher/e Marketingu

Tirane, Shqipëri 12-05-2025 edhe 16 ditë

Tirane

DIMAL INC
kërkon të punësojë:

SPECIALIST/E MENAXHER/E MARKETINGU

  • Diplomë universitare në Marketing.
  • Përvojë e mëparshme në marketing.

Detaje të pozicionit

Kodi Punës:
101284
Kategoria e Punës / Profesioni:
Menaxher Marketingu
Tipi i punës:
Kohë e plote
Eksperiencë:
Mesatare 3 - 10 vite)
Kërkohet foto:
Jo
Letër interesi:
Jo
Rroga Bruto:
---
Data e përfundimit
12-05-2025
Vendodhja:
Tirane, Shqipëri

Përshkrimi

Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i themeluesit  për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.

Tek DIMAL INC, ne vlerësojmë talentin dhe besojmë se është kyç për suksesin tonë. Ftojmë të gjithë ata që kanë pasion inovacionin dhe cilësinë të bashkohen me ekipin tonë dhe të ndihmojnë në misionin tonë për të sjellë më të mirat në tryezat e shqiptarëve.

diMal INC  kërkon të punësojë: Menaxher/e Marketingu.

 


Detyrat

  • Hartimi dhe zbatimi i planeve strategjike për promovimin e produkteve të mishit dhe rritjen e pranisë së markës në treg.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve dhe koordinimi i fushatave marketing të zhvilluara nga agjencia e jashtme, duke siguruar që të respektohen afatet dhe standardet e cilësisë.
  • Koordinimi i zhvillimit dhe përmirësimit të etiketave të produkteve dhe paketimit për të siguruar që ato përmbushin kërkesat e rregulloreve dhe janë në përputhje me strategjinë e markës.
  • Bashkëpunimi me departamentet e prodhimit, shitjeve dhe zhvillimit të produkteve për të siguruar që informacioni dhe strategjitë e marketingut janë të përputhura me nevojat dhe objektivat e përgjithshme të kompanisë.
  • Monitorimi dhe analiza e rezultateve të fushatave të marketingut, duke raportuar mbi përformancën dhe efektivitetin e tyre, si dhe duke sugjeruar përmirësime.
  • Planifikimi dhe ekzekutimi i fushatave promocionale, reklamave dhe materialeve të tjera të marketingut për të arritur audiencën e synuar.
  • Kryerja e analizave dhe hulumtimeve të tregut për të identifikuar trendet e konsumatorëve, konkurrencën dhe mundësitë e reja për zgjerimin e biznesit.
  • Vlerësimi i konkurrencës përmes krahasimit në nivel lokal dhe ndërkombëtar
  • Mbikëqyrja dhe krijimi i përmbajtjes marketing (p.sh. për faqen e internetit, media sociale, broshura, dhe materiale të tjera promocionale).
  • Menaxhimi i fondeve të dedikuara për marketing dhe sigurimi që fushatat të jenë brenda buxhetit të përcaktuar.
  • Organizimi dhe menaxhimi i pjesëmarrjes së kompanisë në evente, ekspozita dhe panaire për të promovuar produktet dhe për të zgjeruar rrjetin e klientëve.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë e mëparshme në marketing, përparësi përvoja në industrinë ushqimore ose në shitjen e nënprodukteve të mishit.
  • Aftësi të shkëlqyera në koordinimin e projekteve dhe menaxhimin e palëve të treta (agjenci marketingu).
  • Njohuri të mira të platformave të marketingut dixhital dhe medias sociale.
  • Aftësi të forta analitike dhe hulumtuese për të përcjellë tregun dhe për të analizuar të dhënat e performancës së fushatave.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve me partnerë dhe klientë.
  • Aftësi për të menaxhuar buxhete dhe për të zhvilluar raporte për analizën e ROI-së (kthimit nga investimi).

Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar ose apliko nga duapune.com.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me foto dhe Letër Interesi me email në adresën: [email protected] ose të kontaktojnë në numrin e telefonit 0692037422.


Si të kryeni me sukses aplikimin tuaj tek duapune.com!


1. Fillimisht klikoni butonin "Aplikoni".

2. Pasi klikoni këtë buton, më poshtë ju shfaqet mundësia të përzgjidhni 1 nga CV tuaja që keni krijuar në llogari si punëkërkues.

3. Në rast se kompania kërkon dokumenta shtesë, ju do të keni mundësi që të përzgjidhni dokumentat nëpërmjet rubrikës "Bashkëngjit Dokumente" që do të shfaqet poshtë "Zgjidhni CV që i përshtatet më së miri pozicionit të punës".

4. Në fund klikoni butoni "Dërgo".




Dimal Inc

Themeluar në 2019, DIMAL INC është një kompani inovative e specializuar në përpunimin e mishit dhe nënprodukteve të tij. Çdo fillim ka një histori, në këtë rast janë puna dhe pasioni i vëllezërve Goxha për cilësinë dhe shijen e cila është kthyer në moton e kompanisë “Pasion dhe shije”.
Filozofia e DIMAL INC qëndron në përkushtimin ndaj cilësisë, autenticitetit dhe teknologjisë së avancuar. Ekipi ynë, i përbërë nga teknologë, konsulentë, menaxherë prodhimi, etj., është i dedikuar për të ofruar produkte cilësore sipas standardeve europiane. Me ndihmën e teknologjive më
moderne dhe metodave inovative, ne garantojmë më të mirën për konsumatorët tanë. DIMAL INC është futur bindshëm në treg me një gamë të
gjerë produktesh ku përfshihen: portofoli i produkteve të freskëta, portofoli i produkteve të ngrira dhe produktet e sallamerisë. Në DIMAL INC, e shkuara dhe e ardhmja janë shtyllat e forta mbi të cilat ne mbështetemi për të sjellë produkte inovative me shije autentike, me qëllimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së çdo konsumatori. Slogani ynë “pasion dhe shije” përfaqëson mënyrën se si punojmë dhe përshkruan veçantinë e produkteve që prodhojmë. Ekipet tona punojnë me pasion për të sjellë pranë çdo familjeje produkte që karakterizohen nga shija unike.