Publikime dhe njoftime

Evente Publikime dhe njoftime Të përgjithshme

DM Consulting Services Albania finaliste tek SDG Pioneers

Në Ditën e Kombeve të Bashkuara, Embassy of Sweden in Tirana shpalli edicionin e parë të Vlerësimit për Sipërmarrjet e Qëndrueshme. Vlerësimi i Sipërmarrjeve të Qëndrueshme shkon për sipërmarrjet që janë angazhuar për të krijuar një ndikim pozitiv përmes përkushtimit të palëkundur ndaj qëndrueshmërisë dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UN SDGs).
 
Vlerësimi i vitit 2023 përfshin disa kategori, të krijuara për të përfshirë biznese të madhësive dhe tipareve të ndryshme.
Nga 62 kompani që kanë aplikuar për këtë vlerësim, për çdo kategori, një panel i posaçëm i ekspertëve ndërkombëtarë ka identifikuar një fitues dhe dy finalistë.
 
DM Consulting Services Albania ishte një nga finalistët e kategorisë "Sipërmarrje të Vogla".
 
Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte CEO-ja i duapune.com dhe i DM Consulting Services Albania, Z. Dritan Mezini.
 
Vlerësimi i Sipërmarrjeve të Qëndrueshme në Shqipëri 2023 organizohet në kontekstin e projektit “Bashkëpunimi me Sipërmarrjen dhe Zgjidhjet për SDG-të”, i cili synon ndërgjegjësimin e sektorit privat në Shqipëri për përfshirjen e SDG-ve në modelet e tyre të biznesit. Projekti financohet nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri. Çmimi SDG Business Pioneers është një njohje prestigjioze për të gjitha kompanitë që operojnë brenda Shqipërisë, pavarësisht nga madhësia apo industria.

Muzeu-114.jpg

9G4A8540.jpg

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

20231031_093119.jpg